Kryeqyteti “FestON” me Albtelecom
dhe Eagle, dikush e mori “Brunen”!

Kryeqyteti “FestON” me Albtelecom<br />dhe Eagle, dikush e mori “Brunen”!
TIRANË - ALBtelecom ka dhuruar edhe “Brunen” Porsche Carrera 911 mes një feste të vërtetë të quajtur “FestON”. Super-Eventi i dhurimit ka grumbulluar çdo grupmoshë në pedonalen “Murat Toptani” në Tiranë. Mijëra surpriza janë ofruar për çdo pjesëmarrës në këtë event që zgjati tre ditë me radhë, në datat 18, 19 dhe 20 Tetor nga ora 10 e paradites deri në 8 të mbrëmjes.

Fituesi me fat i ‘Brunes’ së ALBtelecom dhe Eagle Mobile është përzgjedhur në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv (në TV Klan) dhe është qytetari nga Puka Gjet Marku. Dhurimi i super ‘Porsche Carrera 911’ është bërë mbrëmjen e së shtunës ku Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Erkan Tabak i ka dhuruar çelësat e supermakinës z. Marku duke nënvizuar se krahas lirisë së komunikimit që kompania ofron me ofertat dhe shërbimet e saj, ajo synon edhe të surprizojë me aktivitete të tilla. Ndërsa Drejtoresha e Marketing znj. Floreta Zhulali ka premtuar se së shpejti Albtelecom dhe Eagle bëhen gati për një tjetër edhe surprizë, që për momentin mbetet enigmë.

Super-Eventi tre-ditor është kurorëzuar me një super-Koncert ku performuan këngëtarët më të njohur shqiptarë si Flori Mumajesi, Mariza İkonomi, Mc Kresha, Stresi, Fjolla Morina, Nora Istrefi, Alban Skënderaj, etj. Publiku kryeqytetas pati mundësinë të argëtohet gjatë gjithë ditës nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë janë zbavitur me lojërat elektronike, nën ritmin e vazhdueshëm të muzikës. Gjatë ditës së dytë (datë 19 Tetor) surprizat kanë vazhduar me hedhjen e shorteut sipas rimbushjeve të kryera gjatë ditës në pikat e “Shtëpiza e Ofertave” ALBtelecom & Eagle Mobile që janë vendosur tek pedonalja. Aty janë dhuruar shumë çmime ndër të cilët disa smarphone, Samsung Galaxy S3 dhe ZTE.

Për të gjitha grupmoshat, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë, janë organizuar shfaqje të vazhdueshme të cirkut të Tiranës, kllounë, lojëra shpejtësie, vizatim fytyre për fëmijët, akrobatë, xhonglerë, etj..

‘Roboti Albot’ dhe ‘Laser show’ ishin një shkak më shumë për të ndjekur këtë super aktivitet që dhuroi për të gjithë të pranishmit mjaft emocion. Super Porsche i parë ‘Bjondja’ u dhurua në fillim të verës gjatë një tjetër supereventi në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ushtria dhuron spektakël/ Valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës

Ushtria dhuron spektakël/ Valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës