TIRANE- Punimet për bulevardin e ri të Tiranës e kanë lënë kryeqytetin prej rreth tre muajsh pa një stacion Treni. Linja hekurudhore Tiranë-Durrës ka qenë një nga linjat më efiçente në vendin tonë. Ndërkohë që puna për projektin më strategjik të Tiranës, siç e ka cilësuar vetë Kryebashkiaku Basha ka,  bërë që stacioni i Tiranës të zhvendoset në Vorë. Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë me tren dhe që kanë si destinacion Tiranën, duhet të zbresin në vorë dhe më pas të marrin autobusin e vënë në dispozicion nga Bashkia për t’u nisur drejt Tiranës. Nisja e autobusëve bëhet nga stacioni aktual i trenit, sipas orarit të nisjes së trenit dhe anasjelltas.

Për të përdorur shërbimin falas të autobusëve, pasagjerët duhet të kenë biletën e trenit ose abonenë që i identifikon si përdorues të linjës së trenit. Megjithëse zhvendosja e stacionit të trenit, ka ardhur si nevojë  si nevojë e domosdoshme, kjo mendohet se është provizore. Në një kohë të dytë, bashkia e kryeqytetit do të vendosë përfundimisht se çfarë do të bëhet me stacionin e trenit, nëse do të vijë sërish në Tiranë apo do të ketë mjete të tjera transporti. Sipas Bashkisë së kryeqytetit, investimi që e pason këtë hap të parë, pra ndërtimi i bulevardit të ri do të sjellë një cilësi të re jete për banorët, mundësi për punësim dhe zhvillim ekonomik.

 Investime
Por kjo nuk është linja hekurudhore  e vetme problematike.  Në të gjithë vendin, po shkojnë çdo ditë drejt degradimit të gjitha linjat që hekurudhore që i kanë rezistuar kohës ndër vite. Në disa akse mungojnë binatrët në disa pjesë janë dëmtuar hekurat, dhe  në disa të tjera ka kaluar asfati nga sipër. Këto probleme kanë ardhur për shkak të mungesës së investimeve në këtë sektor.

 Aksidente
Për vite me radhë,  lënia pas dore e këtyre linjave ka bërë që në shinat e trenit të bëhen kalime ilegale, ku vetëm në linjën Tiranë - Durrës numërohen rreth 40 të tilla. kjo ka ardhur pas krijimit të zonave urbane në mënyrë të paplanifikuar.  Për hekurudhat Shqiptare, kalimet e paligjshme krijojnë një problematikë të dyfishtë:  janë burim aksidentesh dhe detyrojnë uljen e menjëhershme të shpejtësisë së trenit. Shpesh njerëzit nuk e kuptojnë rrezikun që sjell treni dhe kjo vjen edhe padituria mbi mënyrën e funksionimit të lokomotivës, të aftësive të saj frenuese etj.

Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)