Kreu i Unionit të Gazetarëbve Shqiptarë (UGSH), Aleksandër Çipa komentoi në studion e Report Tv incidentin e kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi dje në protestën e opozitës përpara Ministrisë së Brendshme. Kasmi iu bashkua turmës së protestuesve të dhunshëm të opozitës, duke shtyrë një barrierë hekuri në drejtim të kordonit të policisë, ndërsa një prej pjesëtarëve të forcave speciale e godet me shkop gome në kokë, duke e gjakosur.
Për Aleksandër Çipën, UGSH nuk ka mbajtur qëndrim për Kasmin, pasi ai në protestë është fiksuar nga pamjet filmike në rolin e një militanti partiak dhe jo të një gazetari profesionist i cili duhet të ruajë asnjëanësinë në raportimin e ngjarjes, pavarësisht se i përket organit partiak.
Në momentin e parë kur kemi marrë lajmin, pasi pamë fotografinë e gjakosur të kolegut të shtypit partiak, kam shprehur solidaritet dhe ndjenjën e keqardhjes për gjakosjen e tij, por nuk kemi dalë me një deklaratë zyertare. Kjo pasi imazhet e përcjella lënë shumë mundësi për interpretim. Kërkojmë që në rastin konkret të ketë një deduksioin ligjor të pavarur nga institucionet për të provuar përgjegjësinë e personave që e kanë gjakuar.
E vetmja rezerva që mbajmë ne, duke parë që kolegu jonë i shtypit partiak ishte në ballë të protestës, ne mendojmë që gazetari nuk duhet të bjerë në raportin e militantit. Për këtë arsye mbajmë rezervën tonë.Nuk kemi asnjë rezultat konkret nga organet kompetente që të dalë një konkluzion i prokurorisë. Nga imazhet që kemi parë, gazetari nuk mund të jetë pjesë e protestimit partiak, por është pasqyrues i asaj që ndodh dhe është në rastin e asnjëanësit, në rastin konkret nuk e shoh në këtë anë. E shoh duke shtyrë barrierën e hekurit.
Kjo është çështja, gazetari nuk duhet të jetë pjesë e aksioneve politike por duhet të jetë në pozicionin natyral të asnjëanësisë dhe jo të përfshihet në raportin mes palëve që kanë aksione politike dhe në anën tjetër që është në pozitën e vet ligjore për të mbrojtur institucionet.
Aleksandër Çipa, kreu i UGSH
Bajga gazetare qe perleshen me policine.
Përgjigjuky seshte gazetar po nje palo idiot qe shkon e shtyne policin.Turp per te dhe forcen qe perfaqeson.
Përgjigju