Kryesia e PD, analisti Nesturi: Kopjojnë Ramën! Largimi i Malltezit lojë e Berishës, Basha i pafuqishëm! Godole do eliminohet nga partia pas deklaratave për ‘Non Grata'

Lënia jashtë çdo organi vendimarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD, sipas analistit Plator Nesturi është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti.

“Nëse Berisha do kishte dashur që ai të jetë anëtar i kryesisë do kishte qenë, kjo nuk është lojë e Bashës por e Berishës. Vetë PD duhet të shikojë çfarë linje duhet të ndjekë. Berisha ka një betejë të tijën, PD i duhet vetëm për suport. Basha të dorëzojë lidership ose të dorëzoje postin te Berisha”, tha ai në Report Tv.

U desh një zë i lirë e kritik i sekretares për ish të përndjekurit politikë Jonila Godole, kundër Sali Berisha të shpallur Non Grata në SHBA, që Partia Demokratike t’u mbyllë gojën të gjithë deputetëve duke mos i lënë të dalin në media. Deklarata e Godoles e cila tha se PD duhet të distancohet nga Berisha është zhdukur me urgjencë nga faqja e ‘RD’-së, pasi u pasqyrua fillimisht. Nesturi tha se Godole nuk është e vetmja që ka kërkuar distancimin nga Berisha duke përmendur këtu Mark Markun e Fatbardh Kadillin. Këto zëra tha analisti eliminohen nga PD.

“Jo vetëm Godole, edhe Mark Marku e ka thënë këtë, edhe Kadilli e ka thënë, pra kanë kërkuar distancim nga Berisha. Të gjithë personazhët që dalin nga linja, fillojnë dhe eliminohen. I skualifikojnë. Shehi dhe Kadilli s'marrin mbështetje. Këshilli Kombëtar është tregues i qartë se forcën e kartoneve s'e ka Basha por Berisha”, tha Nesturi.

Sa i përket kryesisë së re të PD, Nesturi tha se Basha ka kopjuar Ramën. Për çështjen e shpalljes së Berishës “Non Grata” Nesturi tha Basha nuk ka guxim ta shtrojë brenda partisë.

“Po ta vini re ka njëlloj kopjimi të zotit Basha për mënyrën si pka operuar Rama kur erdhi në krye të PS. Duke larguar figura të vjetra dhe futur figura që kanë njëlloj besimi më të madh ndaj linjës së tij. Pavarësisht se kopjon Ramën ky është një kopjim shumë i paqartë. Në rastin konkret kemi 2 nënkryetare të reja. PD nga ajo maskiliste ka filluar të japë një imazh tjetër. PD nuk e drejton Basha por Berisha. Sa i përket ngërçit që pësoi PD, Basha ska pasur guxim ta shtrojë në diskutim çështjen e Berishës as brenda partisë. Berisha te këto institucione ka ndikim dhe i kontrollon. Basha do të bëjë një shkëputje nga Berisha por e ka të pamundur që ta bëjë. Ka element të rinj brenda PD që e kanë gjithë karrierën politike përpara, smund ta humbasin me çështje të vjetra dhe të humbura siç është Berisha. Sa i përket elementëve të tjerë kanë qenë më tepër në pritje se çfarë do të bëjë Basha dhe figura lidership i PD. Në njëfarë mënyre kanë pritur që vetë Berisha të largohet. Ja kanë lënë Berishës si largimin dhe qëndrimin”.

Për presidentin Ilir Meta i cili ka firmosur që Kuvendi i ri të mblidhet më 10 shtator, Nesturi tha se ai ka kohë që po jep shenja për zbutjen e situatës, por tashmë “topi” për shkarkimin e tij është në Gjykatën kushtetuese.

“Meta ka kohë që ka dhënë shenja për ta zbutur situatën me mazhorancën. E paqartë është nëse do të jetë ose jo në parlament Meta sepse pritet vendimi i kushtetueses. LSI ka shumë kohë që s’ndihet. Për ringritjen e lsi varen shumë faktorë se si do luajë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë