Kryeson Gjermania, trend dhe Malta, lejet u dyfishuan në 2018-n, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar

Kryeson Gjermania, trend dhe Malta, lejet u dyfishuan në 2018-n, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar

Tashmë jo vetëm si azilantë, shqiptarët po ikin edhe si të punësuar. Gjatë 2018-s janë dhënë 9,288 leje qëndrimi nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi, me një rritje prej 65% në krahasim me një vit më parë, sipas Eurostat. Lejet e qëndrimi për arsye punësimi përbëjnë rreth 15% të totalit të lejeve të dhëna për qytetarët shqiptarët. Numri i lejeve të qëndrimit mund të jetë edhe më i lartë pasi jo të gjithë shtete anëtare të Bashkimit Europian i kanë raportuar ato për vitin 2018.

Në 2017-n sipas të dhënave të Eurostat u lëshuan për shqiptarët rreth 5622 leje qëndrimi për të njëjtën arsye.  Prej vitit 2015 numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi për punë ka qenë në rritje. Kompanitë që operojnë në Bashkimin Europian po punësojnë gjithnjë e më shumë të rinj nga grup-profesione të ndryshme që vijnë nga vendet e juglindjes, ndër të cilat edhe Shqipëria.

Në fillim pati një tërheqje burimeve njerëzore që operonin në sektorin e përkujdesjes shëndetësore, si mjekët dhe infermierët. Por vitet e fundit po kërkohen edhe profesionistë të rinj që kanë mbaruar studimet për teknologji informacioni.

Pjesa më e madhe e lejeve të qëndrimit për arsye punësimi janë dhënë nga Gjermania. Vetëm gjatë 2018-s shteti gjerman pajisi me leje qëndrimi për punë mbi 3500 shtetas shqiptarë, gati dy herë më shumë se një vit më parë. Në 2017-n u lëshuan 1790 leje qëndrimi për të njëjtën arsye. Lejet e qëndrimit për punë kanë qenë në rritje prej 2014-s, ku u dhanë vetëm 126 leje qëndrimi, në 2015-n u lëshuan 57 leje qëndrimi, ndërsa në 2016 numri i tyre kërceu në 772 leje.

Pas Gjermanisë, vendet që kanë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimi për arsye punësimi janë Italia me 1675 leje të dhëna, Greqia me 1635 leje dhe Kroacia me 1072.

Për 2018-n vihet re se Malta është trendi i ri si destinacion për punësimin e shqiptarëve. Në vitin 2018 shteti ishullor dha 468 leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shqiptarët, nga 161 që kishte dhënë një vit më parë.

Në Francë janë shënuar 181 leje qëndrimi të dhëna për punë, 178 leje në Hungari dhe 83 leje në Çeki. Ndërkohë që vende si Suedia ende nuk kanë raportuar lejet që kanë lëshuar në 2018-n për arsye punësimi. Një vit më parë shteti nordik kishte dhënë 384 leje për këtë qëllim, kurse në 2016-n u regjistruan 228 leje, duke qenë kështu një tjetër destinacion popullor për krahun e punës në lëvizje nga Shqipëria./ Monitor

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror