Kryetarët e degëve të PD- Bashës:
Të përshkallëzohet protesta

Kryetarët e degëve të PD- Bashës:<br />Të përshkallëzohet protesta
Kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në mbledhje mesditën e sotme kryetarët dhe sekretarëve e degëve të PD. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryetarët e degëve kanë kërkuar mobilizim total dhe përshkallëzim të protestës së opozitës.
 
Mësohet se Basha i ka qëndruar vendimit të tij për qeveri teknike dhe bojkotim të zgjedhjeve deri në realizimin e qeverisë teknike.  

Ndërkohë vetëm një ditë më parë, kryedemokrati Basha ka mbledhur gjithashtu kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar të PD në selinë blu ku është shprehur se qëndresa e opozitës. 

Pas takimit me kryetarët, sekretarëve e degëve të PD, kryesinë e partisë si dhe grupin parlamentar të PD, aktualisht Basha po zhvillon dhe një takim me aleatët e opozitës. Kujtojmë se partitë aleatë të kësaj force politike nuk janë regjistruar ende në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, ku afati i fundit është data 8 prill. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg