Pak ditë më parë të rinjtë e Partisë Demokratike në Shkodër tentuan të prishnin një aktivitet të kryeministrit Edi Rama. Organizatori i protestës ishte kreu i të rinjve të PD-së në Shkodër, Arvit Bushati.
Policia e Shkodrës e ka shpallur në kërkim 27 vjeçarin, por ky i fundit vijon prej dy ditësh të qëndrojë në çadrën para Kryeministrisë. Përmes një statusi në Facebook sot, dy ditë pas shpalljes në kërkim, Bushati shkruan se ndodhet te çadra e protestuesve duke sfiduar kështu policinë.
Në një intervistë për Report Tv, Arvit Bushati, thotë se nuk ka shkelur ligjet.
"Ne nuk po bënim asgjë. Ishte një protestë paqësore dhe vendosëm një moment që të marshojmë në rrugën përpara Rektoratit ku edhe u ndalëm nga policia. Nuk po bënim asgjë të ndaluar. Fakti që unë jam në çadër dhe një person që është në kërkim vazhdon të jetë në çadër, tregon se shteti ka rënë", u shpreh Bushati.
27-vjeçari ka zgjedhur të qëndrojë në çadër për t'i shpëtuar arrestimit dhe prej datës 1 mars ai nuk ka lëvizur.
Arvit Bushati akuzohet për pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme dhe siç duket ka zgjedhur të qëndrojë në çadrën e PD-së për t'iu shmangur arrestimit nga policia.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO