Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, dekoroi me Urdhrin “Kryqi Kalorsiak i urdhrit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të shtetit, Bujar Leskaj.
 
Ceremonia u zhvillua sot në datën 19 prill 2017 në Varshavë, në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Polonisë (NIK).
 
Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë Ministri i Shtetit, pranë Presidentit Andrzej Dera, zv/Ministri i Punëve të Jashtme, Renata Szczech, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Kwiatkowski, zv/Presidenti i NIK, Wojciech Kutyla, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta, deputetë të Kuvendit të Republikës së Polonisë, drejtues dhe auditues të NIK-t polak, përfaqësues të KLSH.
 
Përshendetën gjatë ceremonisë Ministri i Shtetit, pranë Presidentit Andrzej Dera, Presidenti i NIK-ut polak, Krzysztof Kwiatkowski si dhe Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj. Dekorata akorduar nga Presidenti i Republikës, Andrzej Duda iu dorëzua Leskajt nga Ministri i Shtetit, pranë Presidentit Andrzej Dera.

klsh

klsh

dekorimi

dy.b/shqiptarja.com