Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës speciale, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati u deklarua i pafajshëm para gjykatësit të procedurës paraprake, pas konfirmimit të aktakuzës kundër tij.
“Në gjitha pikat që m'u lexuan deri ndjehem i pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, ne jemi të pafajshëm, unë kam të drejtën e lirisë dhe shprehjes dhe të drejtën e shprehjes së mendimeve të mia. Është e drejtë e imja që në mënyrë të ligjshme të mbroj vlerat e kombit shqiptar dhe të UÇK-së dhe do të vazhdojë t’i mbrojë këto vlera deri në fund”, tha ai.
Paraqitja e Gucatit para Dhomave të Specializuara u bë disa orë pasi të premten para kësaj Gjykate u paraqit edhe zëvëndëskryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Nicolas Guillou ka konfirmuar aktakuzën ndaj Gucatit dhe Haradinajt më 11 dhjetor.
Sipas aktakuzës ata zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe nëpërmjet shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.
Haradinaj dhe Gucati janë arrestuar më 25 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe të Policisë së Kosovës.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur hiqja rrobat më SHKULEJ mishi nga trupi! DËSHMIA RRËQETHËSE: Ja si më torturonte policia serbe
8 Nëntor, 21:13
-
Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi
20 Tetor, 18:19
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor, 16:28
-
SPECIALE/ Braktiset fshati i UÇK-së në Shqipëri, Cahani i shpallur ndër 100 fshatrat turistikë ka mbetur me 4 familje
29 Shtator, 08:49
-
Gjyqi në Hagë, mbrojtja e Thaçit kërkon fonde shtesë! Letra për Albin Kurtin, Konjufcën e ministren e Drejtësisë
22 Gusht, 22:50
-
'Mungesa e financave do shtynte procesin me 6 muaj!' Thaçi po 'braktiset' nga avokatët në Hagë, ekipi i ish-presidentit i kërkon Qeverisë fonde shtesë
22 Gusht, 19:18
-
'Po i shërben Serbisë', 'e keni tradhtu UÇK-në', largimi i avokatit të Veselit nxit kritika ndaj Qeverisë Kurti
22 Gusht, 11:44
-
Avokati Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale
22 Gusht, 07:56
-
Debate të ashpra në gjyqin ndaj Thaçit, ish-majori i KFOR ‘dëshmon’ me interpretime, përplaset me avokaten
20 Gusht, 11:32
-
'Fakte jo reale', në gjykatë, kronistët e luftës së Kosovës mohojnë shkrimet
13 Gusht, 22:24
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Serbia kërkon ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani
25 Korrik, 16:11