Kandidati socialist për bashkinë e Kavajës ishte Redjan Krali, i cili u zgjodh edhe kryetar i kësaj bashkie me 7,426 vota.

Por, kush është Redjan Krali?

Sipas informacioneve Redjan Krali ka një lidhje të ngushtë me ish-kryeministrin Fatos Nano, pasi babai i tij dhe Nano janë kushërinj të parë.

Gjergj Krali, babai i Redit, është djali i tezes së Fatos Nanos.

Ndërkaq, rikujtojmë se Nano mori pjesë dje në zgjedhje, ku tha se është koha që qytetarët të rreshtohen hapur për progres dhe qytetërim.