Ish-pronari ‘gozhdon’ Berishën i kujton mashtrimin për pronat: Ishe 12 vite në pushtet! Kur ke nevojë na thërret, sa merr pushtetin na harron (VIDEO)

TIRANE- Kryetari i PD-së Sali Berisha i cili për 12 vite qeverisje të tij mashtroi ish pronarët duke mos i dhënë pronën që u takonte, sot u kërkoi votën duke premtuar se normat e vlerësimit dhe të kompensimit do të jenë ato të tregut dhe vetëm të tregut.

Berisha la pushtetin në 2013 dhe pas 12 viteve kërkon të vijë në pushtet me premtime të cilat demokratët ia përplasën në sy kur i thanë se ishin boshe vetëm për të marrë votën por më pas asgjë nuk të merrnin në këmbim.

Pikërisht në takimin e sotëm me ish pronarë për ti prezantuar programin e qeverijes 2025 – 2029 për pronën, Berisha bëri sikur kishte harruar premtimet e pambajtura por në fytyrë ia përplasi një i moshuar që u prezantua si kryetari i shoqatës së pronarëve në Vlorë. 

"Ne nuk do të jemi karrocë e qeverive. Ju doni shoë, të thoni bëmë me ish pronarët takim dhe ramë dakort. Na nisni programin, ta shohim edhe të mbajmë edhe ne qëndrimin tonë. Jo kështu. Ne kemi kaq shumë vërejtje, se me pronat, PD, se unë jam vetë i PD, sa herë ka nevojë na thërret, kur merr pushtetin na harron. Se ke qenë 12 vjet në pushtet. Është realizuar gjë nga ajo që unë kam kërkuar të ndryshohet në ligjin 7501? Ne kemi bërë debat, për një fjalë në ligjin, për atë kemi bërë grevë, ndryshoje tani.

Edhe të gjithë quhen ish pronarë, ne jemi pronarë zotëri, jo ish pronarë, sepse ligji 7501 është anti-kombëtar. (është tradhtar mbi të gjitha dëgjohet një zë) Ta mbaroj zoti Berisha, se edhe unë jam mosha juaj dhe kam 34 vite që po duroj, e nga inati nuk po vdes. Kur do bëhet? Kur të merret pushteti e të harroni? Sic u harrua 92-96, apo 2005-2013, sic do harrohet po u mor pushteti? Jo jo, duhet kapur nga themeli. Është tradhtia më e madhe termi ‘pronësi’ jo ‘përdorim’ tha ai.  

.... 

Berisha: Jo në një por në dhjetra zona, merrja ultimatume se po qe se nuk na jepni tokën votë nuk keni, e mbetej Ramizi në pushtet si Milloshevici. Ky ligj nuk ishte i Shqipërisë, ishte i Bullgarisë
Pronari: Nuk ishte I Bullgarisë. Ishte unikal vetëm për Shqipërinë
Berisha: Keni të drejtë të rrini opozitar derisa pronari I fundit të zgjidhë problemin e tokës, por Bullgaria ka sipërfaqe tokë 10 herë më shumë se ne. Nëse ligji kalonte sic thoni ju Ramiz Alia vazhdonte qeverisjen aq sa Milloshevici vijonte në Beograd. 
Pronari: Pse nuk e ndryshuat në 12 vite. Më 22 mars 1992 pse nuk e ndryshuat?
Berisha: Europa të detyronte
Pronari: Në 1995 Drejtori I bankës së Europës Juglindore ju tha pse nuk i jepni tokat shqiptarëve
Berisha: Pse nuk e ndryshova pas 1992? Sepse unë kur u bëra president, 1992 kisha një rrogë 16 dollarë, dhe ti po të ishe në një punë merrje 4 – 6 dollarë. Nëse do të ndryshonim ligjin rrezikonim që ajo tokë të mos e punonin. Ajo duhej ajo tokë të punohej që njerëzit të kishin dicka për të ngrënë. Unë konceptin e kisha toka e të zotit
Pronari: Unë e besova dhe unë e ngrita dynjanë në Vlorë. Kam vajtur shpi më shpi, fshat më fshat e familje për familje.
Berisha: Në 1991 po shkoja në Iballë e shkoj në shtëpi
Pronari: Diskutimi është I gjatë.
Berisha:… Nuk e zgjidh dot hajde të bëjmë kompensimin monetar
Pronari: Unë jam cifligar i 226 ha. Është tokë e cilësisë së parë ..
Berisha: Unë jam për kthim fizik ose kompensim monetary
Pronari: Ku ka kthim fizik?  Ku ka mbetur
Berisha: Ka tokë publike
Pronari: Pronarët sic kanë qenë më keq do bëhen
Berisha: Më keq u bënë se tani zgjidhen 800 dosje gjithsej. Nuk duhet ta humbasësh besimin. Janë kompensuar 6 mijë ha truall ose janë kthyer. Është e mundshme.
Pronari: Edhe mua të më bësh kryeministër nuk e zgjidh dot. 

Pronari tjetër: Keni bërë dy gabime. Ligjin 7501 dhe në gjykatën europiane ku keni thënë 0.06% janë pronarë. Kërkoj të deklaroni zyrtarisht se nuk do të hyni në kuvend derisa në zonën e bregdetit të qarkut të Vlorës të bllokohet ligji 7501 e të zbatohet neni 181/2 I Kushtetutës ku shteti të kthejë fikisht pronën. Atje ku është ndërtuar të vlerësohet toka me vlerën e tregut e ti jepet fitimi i munguar.  

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Erdogan thyen heshtjen për arrestimin e Imamoglu: Diploma është vjedhur, nuk mund të mohoni korrupsionin

Erdogan thyen heshtjen për arrestimin e Imamoglu: Diploma është vjedhur, nuk mund të mohoni korrupsionin