Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë në ‘sitën’ e Vetting-ut, Entela Prifti më 8 tetor para KPK

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë në ‘sitën’ e Vetting-ut, Entela Prifti më 8 tetor para KPK

Foto ilustruese

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti do të kalojë në sitën e Vetting-ut më 8 tetor, ora 10:30. Entela Prifti, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me një trupë gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja.

Ditën e djeshme u zhvillua seanca dëgjimore për dy gjyqtarë. Ahmet Jangulli, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative në Shkodër dhe Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Korçë.

Dy gjyqtarët rezultuan me probleme me pasurinë sipas hetimit të pavarur dhe të thelluar që ka zhvilluar KPK. KPK ka shprehur rezerva për pasurinë e gjyqtarit Sotiraq Lubonja, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare. Ndërsa për Jangullin, KPK tha dje se rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë.

Gjyqtari rezulton me probleme edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij, ndërsa DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm. Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me prokurorin për lirimin e disa të pandehurve nga burgu. Vendimi për ta do të jepet më datat 5 tetor për Jangullin dhe 8 tetor për Lubonjën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen