'4 mln lekë e 25 mijë $ dhuratë nga e ëma dhe vjehrri', gjyqtari i Apelit të Korçës me 'njolla'

'4 mln lekë e 25 mijë $ dhuratë nga e ëma dhe vjehrri', gjyqtari i Apelit të Korçës me 'njolla'

Gjyqtari Sotiraq Lubonja përpara KPK

Seanca e dytë dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit këtë të enjte, ishte ajo me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se anëtar i KED dhe njëherazi i Kolegjit Zgjedhor, në deklarimet e tij në kuadër të Vettingut, thotë se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri. Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

KPK ka shprehur rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare. Edhe për banesën e dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstaton se ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në Vetting.

Në argumentet e tij, Sotiraq Lubonja pretendon se pasuria që KPK nxori me pikëpyetje është e ligjshme, por megjithatë, gjyqtari i Apelit të Korçës nuk disponon dokumente për t'i justifikuar ato dhe për rrjedhojë rrezikon të digjet nga Vettingu. 

S’ka pasuri të ligjshme. Ka fshehur pasurinë, ka gënjyer me deklarim të rremë. Paçka këtij raporti, bëmë hetim të thelluar. Disponon shtëpi banimi me dy kate papafingo, fituar nga kontrata dhurimi në 2002 dhe 2007. Vlera e ndërtimit 2 milionë e 500 mijë lekë. Deklaron të ardhura nga paga dhe kursimet familjare. 

Ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në Vetting. Nuk ka deklaruar sipërfaqen e katit të parë prej 60 m2, sipërfaqe 78 m2 e katit të parë dhe 73.9 m2 katit të dytë. Këto ndërtime janë pa leje.

Vlera e ndërtimit të kësaj shtepie del më e madhe se ajo prej 2.5 mln që thotë gjyqtari. Nga 1995-2002 gjyqtari nuk i ka patur këto të ardhura. Dhurata që nëna i ka bërë gjyqtarit në shumën e 4 mln lekë, nuk kanë dokumente justifikuese se ku i gjeti nëna paratë. Pensioni i nënës nuk e mundëson këtë kursim. Gjyqtari ka marrë dhurata nga vjehrri e vjehrra. 25 mijë dollarë ia ka dhuruar vjehrri gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij.

Në 2014 djemtë e gjyqtarit kanë hapur depozitë nga 5500 euro. Për burimin e këtyre të ardhurave, janë shprehur se ua ka dhënë gjyshi. Shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA nga 2008 e në vijim, gjyqtari thotë se ia ka paguar vjehrri e kunati. Djemtë e gjyqtarit kanë bërë në 2018 një kontratë porosie për një apartament 3+1 si dhe parkim në Tiranë. Objekti në proces me vlerë 78 mijë euro. 

Raporti i KPK për pasurinë e gjyqtarit, Sotiraq Lubonja

Ndërkohë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ka sjellë raport se ai është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

DSIK për figurën e gjyqtarit, ka sjellë raport se ai është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

KPK

Gjyqtari: Dhuratat nga nëna, pasuria e gjithë shtëpisë, s’kam fshehur gjë
Gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, pretendon se 4 mln lekët e dhuruar nga e ëma, ishin pasuria e të gjithë shtëpisë. Sa i takon 25 mijë dollarëve nga vjehrri, gjyqtari thotë se janë të ardhura nga pensioni i patërhequr prej vitit 1999. 

Dhuratat nga nëna ka qenë pasuria e gjithë shtëpisë, dhe mi kaloi mua kur u sëmur. Në Amerikë me 100 dollarë ha bukë sa të duash. S’kam fshehur asgjë. Nga 1999 vjehrri nuk e ka marrë asnjëherë pensionin. Fëmijët erdhën nga Amerika dhe në Rinas kur kishin nga 2500 $ secili dhe shteti s’u tha asgjë...i tha ikni, s’duhet deklarim, duhen 10 mijë e sipër për t’i deklaruar. Sa i takon shtëpisë, s’është ndërtim i paligjshëm. ILDKPIK ka gabuar se ligji ka hyrë në fuqi në vitin 2014. Kërkoj rikonfirmim me detyrë kam nga 1 gusht 1985 e deri tani. 

Sotiraq Lubonja, gjyqtar i Apelit të Korçës

Pas seancës së sotme dëgjimore, KPK do vendosë për fatin e gjyqtarit Sotiraq Lubonja në datën 8 tetor. Më herët, KPK zhvilloi seancën dëgjimore me gjyqtarin e Administratives së Shkodrës, Ahmet Jangulli, i cili gjithashtu rezultoi me probleme. KPK zbuloi një ryshfet të marrë nga gjyqtari në vitin 2004 për lirimin e disa të pandehurve, punonjës të Gjendjes Civile. Pikëpyetje, KPK kishte edhe sa i takon pasurive të gjyqtarit dhe aftësive profesionale. Vendimi për Jangullin pritet të jepet pas dy ditësh, në 5 tetor. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bepi: 03/10/2018 14:42

    Vjehrra ime me ka dhan lesht Kurse kti i paskan dhan lek se ky asht burr i mir Ik mo Pushti o te degjeneruar ju doni PUSHKATIM jo burg

    Përgjigju
  • Emineja: 03/10/2018 14:38

    Sa ka rrjepur ky Raqka o Zot o Zot!!

    Përgjigju
  • Fredi: 03/10/2018 13:43

    Ore po si s kemi dhe ne ndonje njeri te na falë nja 25 mijë dollarë? Si eshte e mundur që pjesa me e madhe e gjyqtareve marin ”dhurata” nga baxhanakë, nuse, dhëndurë, kunetër etj? Kaq njerez te mirë qënkan? Po kunetëria e baxhanakeria e teze e halla e daja kaq pará paskan sa u del tu bejne dhurata të tilla? Pse pastaj qahen qe nuk kanë bukë të hanë? Ah mutëri... o mutëri e gjallë! Na jepni ore dhe neve nja 30 mijë euro dhuratë të marim icik frymë! Ah m*-t m*-tash!

    Përgjigju
  • Tirona: 03/10/2018 13:13

    A vdekshi ju llumi drejtesis.Po ku te opunoj jot eme ne Peskara?

    Përgjigju
    • Ehongri: 03/10/2018 17:59

      Po mbasi mbasoi pune te peskarat filloi ne bang cock, ndaj ka dhuruar kaq shume lej

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen