Fshehje pasurie, ryshfet dhe mangësi profesionale, KPK 'kap' gjyqtarin Ahmet Jangulli

TIRANE - Rikthehet Vettingu në sistemin e drejtësisë. KPK zhvilloi sot seancën dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli. Jangulli është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupi gjykues përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari. Jangulli iu nënshtrua Vettingut për tre komponentë pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale. Gjyqtari nuk kishte pranuar të përfaqësohej nga një avokat mbrojtës, por ndodhej vetë i pranishëm në seancë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në raportin e lexuar nga relatorja e KPK, Suela Zhegu, referuar përgjigjeve që ka kthyer ILDKPIK, gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Gjyqtari rezulton me probleme edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij, ndërsa DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm. Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me prokurorin për lirimin e disa të pandehurve nga burgu.

Skeda e pasurisë: 

Tokë bujqësore në pronësi të Jangullit me sipërfaqe 2181 m2, fituar me ligjin 7501.

Apartament 61 m2 në Bulqizë. 

1.2 mln lekë gjendje cash  

Huadhënie 12 mln lekë. 

Sipas relatores së KPK, ILDKPIK ka sjellë raport se Jangulli nuk justifikon pasurinë, ka fshehur pasurinë si dhe ka bërë deklarim të rremë. 

Kryem një hetim të thelluar pas indicieve se ka fshehur pasurinë. Për makinën rezulton se Jangulli s'ka pasur para për ta blerë në vitin 2005. Ka dhënë fillimisht 8 mln lekë shtetasit E.T, huadhënie pa interes. Më pas 4 mln lekë shtetasit A.R po pa interes. Të ardhurat e deklaruara nga subjekti dhe ato që kanë institucionet janë të ndryshme. Përfshirë këtu dhe aktivitetin noteri të bashkëshortes. Gruaja e subjektit me profesion notere s'ka treguar kredinë e marrë në bankë në vitin 2014 me vlerën 7 00 mijë lekë.

Relatorja e KPK

DSIK: Gjyqtari i papërshtatshëm
Relatorja e KPK, Suela Zhegu lexoi gjithashtu edhe raportin e DSIK për pastërtinë e figurës ku shprehet se është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar. Sipas DSIK, gjyqtari dhe prokurori dhanë vendim në favor për të pandehurit që punonin në Gjendjen Civile. DSIK thotë se gjyqtari dhe prokurori kanë marrë ryshfet në këmbim të dhënies së lirisë për të pandehurit. 

Gjyqtari dhe prokurori morën para. Ky akt korruptiv daton në 2004. Nga shqyrtimi dosjeve vumë re se ka kontradikta për aktet hetimore. Gjyqtari Jangulli ndryshoi akuzën në gjyq dhe nga burg që kërkoi prokurori, i dënoi me gjobe dhe një e shpalli të pafajshëm. 

Raporti i DSIK për gjyqtarin Jangulli

Pikëpyetje për anën profesionale, vendimet e gjyqtarit me tekst të pakuptueshëm
Edhe nga ana profesionale, KPK ka konstatuar mangësi nga ana e gjyqtarit. Ndaj tij ka pasur 16 ankesa për vendimet e dhëna, ndërsa theksohet se vendimet e tij janë me tekst të pakuptueshëm. 

Jangulli bën vendime me tekst të paktueshëm. Për Jangullin ka pasur 16 ankesa. Nga këto ankesa janë kryer një sërë verifikimesh. 6 nga to jane të pabazuara dhe 10 janë me probleme. Kryesisht për zvarritje çështjesh. Pesë ankesa për gjyqtarin Jangulli i ka bërë edhe Policia e Shtetit. Sipas policisë, e cila ka qenë palë në gjyq, gjyqtari ka zvarritur proceset.

KPK

Gjyqtari: Lekët i shpërndave për të ndihmuar të afërmit, dua rikonfirmim në detyrë
Replikat e plota të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, me relatoren e KPK, Brunilda Bekteshi. Gjyqtari tha se të ardhurat nuk i ka mbajtur në llogari bankare, por i ka shpërndarë për të ndihmuar të afërmit e tij.

Ahmet Jangulli: Lekët s’i kam mbajtur në bankë, por i kam pasur të shpërndara tek të afërmit e mi për t’i ndihmuar. Përsa i përket ankesave të qytetarëve, as kam dijeni për këto ankesa. Nuk ka asnjë ankesë në dijeninë time nga Policia e Shtetit për zgjatje afati në procese. 

Brunilda Bekteshi:  Z.Jangulli, thoni se 1.2 mln lekë që i keni dhënë hua, i keni siguruar nga aktiviteti i bashkëshortes si notere. Në dokumentet që juy keni depozituar në ILDKPIK thuhet se nga tatimet ajo ka fitim 450 mijë lekë. Kemi dy formularë të 2007-ës, firmosur nga gruaja juaja. Të dhënat e fitimit janë të ndryshme. Cili është shpjegimi juaj? Në këto formular ndryshon zëri shpenzime...

Ahmet Jangulli: Kjo që ju po thoni u është bërë me dije tatimeve dhe ILDKPIK. Nuk bëhet fjalë për të shmangur fitimin dhe tatimet. Nuka ma kërkuan dokumentin e pagesës së tatimet në shtet, ndaj s’e kam sjellë. 

Ahmet Jangulli: Kërkoj rikonfirmimin në detyrë. Kam karrierë të gjatë morale e profesionale. Kam respektuar ligjet dhe kushtetutën. Kam bërë jetë normale me pasuri modeste.

Ndërsa në orën 12:00 është radha e gjyqtarit të Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja për të dalë në seancë dëgjimore përpara KPK-së. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodrani: 03/10/2018 13:37

    Ja con zoti ktij pusht gjykates...po u rikonfirmua ky,vettingu eshte nul.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët në Shqipëri, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në

Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët në Shqipëri, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në