Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë: Prokuroria s’ka ngritur asnjëherë aktakuzë për Shtëpinë e Verdhë

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë: Prokuroria s’ka ngritur asnjëherë aktakuzë për Shtëpinë e Verdhë

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekaterina Trendafilova, në një intervistë për Tv Koha ka folur rreth aktakuzave së Prokurorisë ndaj shtëpisë së verdhë, duke i hedhur poshtë këto pretendime.

Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi ditën e djeshme (29 Nëntor) kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur bomba tymuese që krijuan tym të madh të zi pranë një hoteli në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.

Ajo u pyet edhe ndaj çështjes nëse kjo gjykatë u themelua për shkak të raportit të ish-senatorit Dick Martty. Por ajo tha se Gjykata e Panelit të Apelit e ka bërë shumë të qartë se nëse qëllimet e anëtarëve të Parlamentit kanë qenë kufizimi i mandatit të Gjykatës, vetëm në gjetjet e Raportit të Martyt.

Katerina tha se Dick Marty e ka bërë vetë shumë të qartë se ky nuk ishte një hetim i vërtetët profesional, sepse sipas saj, Marty vetë nuk është jurist dhe për këtë ia ka dorëzuar atë Task Forcës Speciale Hetuese që të bëjë një hetim të vërtetë.

“Por po e përsëris se çfarë Gjykata e Apelit tha është se nëse ai ishte qëllimi i draftuesve dhe më pas i deputetëve, kjo nënkupton që krimet janë të bashkëngjitura në nenin 1”, tha Ekaterina.

Sipas saj, deputetët e Kosovës kanë votuar për nenin numër një që është: krimet e lidhura me Raportin e Këshillit të Evropës, duke shtuar se afatet kohore lidhen me Raportin e Dick Martyt.

“Po ashtu duhet thënë se kjo gjykatë është fuqizuar me vendimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Kushtetuese. Duke bërë saktësisht poentën e njëjtë, sepse ne juristët shpeshherë mund të bëhemi shumë të mërzitshëm, por nëse e lexojmë ligjin dhe duhet të bëjmë një interpretim që sot do t’ju kënaqë juve, por nesër do ta kënaqë dikë tjetër. Jo, pavarësisht nganjëherë situatave të vështira, ne duhet të jemi të vërtetë, ne duhet të mbajmë betimin që kemi dhënë para se të marrim pozitën që kemi”, tha Ekaterina.

Ajo ka deklaruar se sa i përket heqjes së organeve, Shtëpisë së Verdhë në Shqipëri, gjithçka do të qartësohet, duke shtuar se njerëzit duhet të jenë të brengosur rreth atyre krimeve, të cilat do të pastrohen me verdiktin final, “nëse thuhet se nuk ka pasur krime të këtij lloji, por le të shohim rezultatin final”.

“Kjo gjë është vështirë për t’u thënë, sepse mund të ketë hetime që janë duke vazhduar nga autoritetet e Kosovës, nga autoritetet e Shqipërisë, sepse Shtëpia e Verdhë është në territorin e Shqipërisë, dhe nuk dua të bëj ndonjë paracaktim këtu. Unë në rini kam qenë prokurore dhe e di se nuk duhet të përfshihemi në aktivitetet e kolegëve të tjerë të cilët ose që janë duke u hetuar nga të dyja palët dhe zakonisht se ky hetim është konfidencial kur bëhet nga secili nga ne, apo nëse do të bëhet në të ardhmen. Nuk e di. Por, të paktën në akuzë deri më tani nuk ka akuza për Shtëpinë e Verdhë”, tha Ekaterina.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet