TIRANË – Kryetarja e grevës së urisë Nertila Qafzezi ka sot ditëlindjen, ajo mbush 29-vjeçe. Urimin e parë asaj ia ka dhënë sot, deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila, në vend të urimit, për shkak të situatës në të cilën ndodhet Qafzezi, vlerëson kauzën e saj, “që është kauza e të gjithë shqiptarëve.”

Vokshi shkruan: “Sot Nertila ka ditelindjen. Ajo mbush 29 vjeë. Çdokush, ditelindjen do ta kishte kaluar pranë familjes, miqve dhe shoqërisë. Do kishte zgjedhur mbase të shkonte për drekë apo darkë me fëmijët e saj të vegjël - djalin 3 vjeç e gjysëm, vajzën vetëm një vjeç e gjysëm dhe bashkëshortin. Por Nertila ka zgjedhur që ta kalojë 29-vjetorin e saj në grevën e urisë, në një sakrificë sublime për fëmijët e saj, por edhe për fëmijët e atyre mijëra qytetarëve që janë larguar nga puna thjesht për arsye politike.

Nertila, në këtë 29-vjetor tëndin, ne jemi prane teje, duke të falenderuar për çdo gjë që ti dhe grevistët e tjere po bëni. Kauza juaj është kauza e gjithë qytetarëve shqiptarë, është kauza e rikthimit të dinjitetit, respektit dhe të të drejtave të të gjithëve ne.

Uroj që Oni dhe vajza jote e vogël të gëzojne atë jetë të lumtur që ata e meritojnë. Me shumë respekt dhe mirënjohje, Albana.”

Këtu përfundon “kartolina e urimit” e deputetes Vokshi për ish-punonjësen e Zyrës së Punës në Tiranë, Nertila Qafzezin, që ka zgjedhur t’i qëndrojë deri në fund grevës së urisë.
vokshi fb
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)