Kryetarja e KQZ, Lefteri Luzi merr
çertifikatë mirënjohjeje në SHBA

Kryetarja e KQZ, Lefteri Luzi merr<br />çertifikatë mirënjohjeje në SHBA
Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi është vlerësuar me një çertifikatë mirënjohjeje në Konferencën Vjetore të organizuar nga IACREOT dhe NACRCE e cila u mbajt në Memphis, Tennessee SHBA. IACREOT është një nga organizatat më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 500 anëtarë aktivë, që përfaqësojnë organizatat dhe agjensitë lokale shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë konferencës u ekspozuan zhvillimet më reja teknologjike nga kompanitë që operojnë në fushën e zgjedhjeve dhe financave. Në sesionin kushtuar zgjedhjeve, Kryetarja e KQZ-së, e cila ishte dhe e ftuar nderi, bëri një prezantim lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Luzi i njohu pjesëmarrësit me kuadrin ligjor, sistemin zgjedhor, administratën zgjedhore, duke u ndalur në aspekte të veçanta të administrimit të proceseve zgjedhore në vendin tonë, si profesionalizimi i administratës zgjedhore, edukimi zgjedhor, financimi i partive politike, zhvillimi i fushatave zgjedhore, etj. 

lefteri

lefteri

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?