Duke bërë një krahasim me zgjedhjet e kaluar Luzi thekson se është rritur standardi i zgjedhjevje, kjo edhe për shkak të funksionimit të plotë të KQZ-së.
Lleshi i cilësoi si të suksesshme edhe projektet e ndërmarra për herë të parë si vendosja e kamerave nga qendrat e numërimit, fletët e votimit për të verbrit, por edhe projektin pilot të raportimit elektronik të vendosur në Sarandë dhe Pukë.
Deklarata e plotë e Lefterie Luzit
Sot,KQZ çertifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke përmbyllur procesin zgjedhor të 21 qershorit, ku të gjithë qytetarët Ju drejtuan qendrave të votimit dhe votuan për të zgjedhur organet e qeverisjes vendore.
Në fakt, është e vështirë që të përmbledhësh një deklaratë për shtyp një proces kaq kompleks siç janë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në vendin tonë, megjithatë do të ndalem vetëm në disa nga momentet kryesore të zgjedhjeve duke përfshirë edhe projektet e implementuara nga KQZ në funksion të përgatitjes dhe mirëadministrimit të zgjedhjeve të 21 qershorit 2015.
Si fillim, më lejoni të shpreh vlerësimin tim se ndryshe nga zgjedhjet e kaluara funksionimi i plotë i trupës së KQZ-së kontribuoi në funksion të ngritjes së një infrastrukture zgjedhore korrekte, transparente dhe të besueshme nga të gjitha palët në proces.
KQZsi organi më i lartë përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve, ka punuar intensivisht për përgatitjen e procesit shumë kohë para se të dekretohej data e zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Përgatitje të cilat ndikuan që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor, të organizonin zgjedhje të lira, me standarde dhe të gjithëpranuara nga palët.
Zgjedhjet vendore u realizuan me hartën e re territoriale dhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor vetëm pak ditë përpara datës së zgjedhjeve, megjithatëKQZ arriti tëkrijonte infrastrukturën e nevojshme zgjedhore përgatitore dhe funksionale, për garantimin e integritetit të procesit të lirë, të ndershëm dhe të pavarur zgjedhor.
Si njëngaprioritet e KQZ-së, fushata edukuese/sensibilizuese/informuesepërmesnjëstrategjietëmirëmenduar u realizua me efikasitet duke ndikurnërritjen e pjesëmarrjessëzgjedhësvenëditën e votimit.
- prodhuan materiale edukuese, informuese dhe sensibilizuese, në gjuhët e pesë komunitetevee të pakicave kombëtare.
Shpërndarja e këtyre materialeve u realizua përveç të tjerash edhe në takimet e drejtpërdrejta që unë si Kryetare e KQZ-së kam zhvilluar me përfaqësues të këtyre komuniteteve në qytetet ku ka përqëndrimin më të madh të tyre.
Për sensibilizimin dhe informimin e zgjedhësve PAK, të gjithë spotet televizive, edukues/informues/sensibilizues, ishin të përshtatur në gjuhën e shenjave. Përfushatën e edukimitzgjedhorKQZ bashkëpunoi sukseshëm edhe me OJF përfaqësuese, si IRCA (Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri), përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, etj.
KQZ, bëri pjesë të administratës zgjedhore 12 persona me aftësi të kufizuarpranë zyrave rajonale zgjedhore në 12 qarqet e venditdhepranë pikave të informimit të zgjedhësve, që u ngritën në 12 qytete,
1 person PAK dhe 1 person nga komuniteti rom në KQZ, me bindjen se puna gjithsecilit prej tyre do të jetë kontribut dhe ndihmë e madhe për zgjedhësit me aftësi të kufizuar.
Përherëtëparë, KQZprodhoimaska me shkrimin brail, “shablloni”, mjetet ndihmëse për zgjedhësit e verbër të votuan vetë pa ndihmësit e tyre, duke garantuar fshehtësinë e votës së tyre.
KQZ përgatiti në kohë bazën nënligjore, u miratuan 5 akte me karakter normativ rregullues dhe 964 akte të tjera nënligjore.
Vlen të përmendet fakti se aktet me karakter normativ jo vetëm morën konsensusin e të gjithë Komisionerëve të KQZ-së, por edhe vlerësimin dhe dakordësinë e përfaqësuesve të partive politike në KQZ. Ndërkohë,numri i akteve nënligjore të cilat janë miratuar dhe votuar në raportin 4 me 3 të anëtarësisë së KQZ-së, zë një përqindje minimale (rreth 3, 4 %) e krahasuar kjo me zgjedhjet e mëparshme vendore, vendime të cilat Kolegji Zgjedhor kryesisht, ka lënë në fuqi vendimet e KQZ.
U konstituuan në kohë rekord (brenda një dite) të 90 Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor. KQZ me procedura korreke, me transparencë dhe brenda afateve kohore ligjore regjistroi si subjekte zgjedhore 63 parti politike, nga të cilat 9 parti politike konkuruan më vete jashtë 2 koalicioneve zgjedhore të regjistruara për këto zgjedhje.
Po ashtu, u regjistruan kandidatët për kryetar bashkie për çdo zonë zgjedhore, dhe listat shumemërore për anëtarë në Këshillat Bashkiak, të paraqitura nga subjektet zgjedhore (parti politike) apo kandidat të mbështetur nga zgjedhësit për për 61 bashkitë.
Në funksion të zgjedhjeve të 21 qershorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, realizoi me sukses 4 projektet elektronike, duke rritur informacionin dhe transparencën për publikun, median dhe subjekteve zgjedhore, që garuan në zgjedhjet vendore.
- Projekti i Kamerave në ambjentet ku përpunohet baza materiale logjistike
- Projekti i Hartave zgjedhore me informacione te ndryshme ne faqen e KQZ-se
- Informacioni online mbi regjistrimin e listave shumëemerore dhe kandidatëve për kryetar.
4. Projekti pilot për dërgimin e informacionit të ditës së votimit nga QV-të direkt në KQZ.
Ky projekt pilot u aplikua në dy bashki relativisht të vogla, Sarandë deh Pukë, me jo më shumë se 100 QV dhe u mbështet nga UNDP dhe KQZ-së së Kosovës. Projekti pilot synoi që ditën e zgjedhjeve të marrë informacionin direkt nga QV në KQZ në rrugë elektronike, përfshirë dhe pjesmarrjen në votime, në orë të caktuara.
KomisioniQendroriZgjedhjevepunoiintensivishtpërpërgatitjendheshpërndarjen e bazësmaterialezgjedhore, ndajvlen të theksohet fakti se procesi i hapjes së Qendrave të Votimit dhe fillimi i procesit të votimit nuk u shoqërua me asnjë vendimarrje të KQZ-së, për mungesë të materialeve zgjedhore, -si rallë ndonjëherë në të gjitha proceset zgjedhore të zhvilluara deri më sot.
Procesi i votimit, si një nga momentet më kulmore të procesit zgjedhor, nisi normalisht dhe i qetë, pothuaj në të gjitha qendrat e votimit, dhe dita e zgjedhjeve u zhvillua në mënyrë paqësore në të gjithë vendin (i vlerësuar si i tillë, nga Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MNVZ), në Deklaratën e Gjetjeve dhe Përfundimeve Paraprake të OSCE/ODIHR të datës 22 qershor 2015), falë kjo dhe qytetarisë dhe përgjegjësisë së treguar nga votuesit shqiptarë.
Pa problemetëcilatmundtëcenoninprocesinzgjedhorkaloiedhefaza e dorëzimittëmaterialevezgjedhoredhefletëvetëvotimitnëVendet e NumërimittëVotave, duke u finalizuar me numërimin e votavenënjëkohëshumëmëtëshkurtërkrahasuar me zgjedhjet e shkuarapavarësisht se nëkëtozgjedhjenumëroheshindyfletëvotimi, ajopërzgjedhjetpërkryetardheajopërzgjedhjetpërkëshillinbashkiak.
-Ky proces në përgjithsi eci normalisht, dhe me një ritëm të kënaqshëm falë kjo teknologjisë mbështetëse të përdorur, dhe në raste problematike është ndërhyrë nga KQZ me vendimarje dhe njëherazi duke dërguar inspektorët e vet në terren. Procesi i numërimit u bë brenda 4 ditëve, çka shënon progres dhe nëasnjërastnukpatibraktisjetëdetyrësgjatëprocesittënumërimit,ngakomisionerëapongaanëtarëtëgrupevetënumërimit, fakt që tregon përgjegjeshmërinë e treguar nga komisionerët e të gjitha niveleve.
Gjatë gjithë ditës së votimit e në vijim, KQZ-ja informoi publikisht nëpërmjet deklaratave për shtyp ecurinë e procesit, të dhëna statistikore rreth tij, si dhe adresoi shqetësime/komunikime/thirrje.
Përmes faqes zyrtare të ëeb-it dhe monitorëve LED (ekranëve të mëdhenj), të lidhur direkt me Qendrën e të Dhënave të KQZ-së, u transmetuan rezultatet online, rezultate të cilat u pasqyruan nga media dhe u ndoq nga publiku në kohë reale. Theksoj se burimi i informacionit ka qënë KQZ-ja përmes faqes zyrtare dhe kjo ka bërë që publiku të informohej në mënyrë të saktë dhe korrekte me rezultatet paraprake, pa shkaktuar konfuzion në informacionet e dhëna.
Risi për këto zgjedhje ishte që në rezultatin paraprak të dhënë nga KQZ, njëherazi jepesh dhe shpërndarja e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e rezultateve të nxjerra nga çdo qendër votimi e përfshirë në juridiksionin e KZAZ-ve përkatëse.
Gjithashtu, jo pa interes përfundoi procesi i relatimit dhe shqyrtimit të kërkesave ankimore të paraqitura nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 21 qershorit, ku:
-Në KQZ u paraqitën gjithsej 115 kërkesa ankimore nga këto 23 para zgjedhore dhe 92 kërkesa ankimore pas zgjedhore.
-Kundër vendimeve të KQZ-së, janë bërë në Kolegjin Zgjedhor 20 ankime para zgjedhore dhe 20 ankime pas datës së zgjedhjeve.
-Kolegji Zgjedhor ka pranuar 9 kërkesa ankimore dhe ka vendosur ndryshimin e vendimit të KQZ-së, ka rrëzuar 25 kërkesa ankimore dhe ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, si dhe ka pushuar 6 ankime.
Sot, KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për:
Rezultatin e votimit për kandidatët për kryetarë bashkie, të cilët janë zgjedhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë në 61 bashkitë e vendit,
Numrin e voave të fituar nga çdo subjekt në shkallë kombëtare, bazuar në rezultatin e votave të fituara nga cdo subjekt zgjedhor në votimin për këshillat e qeverisjes vendore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke qenë i ndërgjegjshëm për sfidat që një proces zgjedhor mbart, në vazhdimësi do të vlerësojë e rivlerësojë me shumë seriozitet çdo moment të punës së Institucionit, bazuar kjo edhe në Raportin e OSBE/ODIHR.Raporti Përfundimtar i OSCE/ODIHR do të jetë pjesë thelbësore e analizës së punës së KQZ, e cila padyshim do të vlerësojë nevojën për ndryshime dhe përmirësime, si të anës legjislative, kryesisht të Kodit Zgjedhor, ashtu edhe të anës organizative të vetë KQZ-së.
Kam bindjen se në gjykimin dhe vendimmarrjen tonë, kemi demonstruar profesionalizëm dhe përgjegjshmëri individuale dhe kolegjiale.
Së fundi në emër të KQZ-së dëshiroj të falenderoj, përfaqësuesit e partive politike në KQZ, median, organizatat ndërkombëtare që monitoruan procesin dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor, për bashkëpunimin me KQZ-në në lidhje me mbarëvajtjen e procesit në tërësi dhe rritjen e parametrave të integritetit të procesit zgjedhor në kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme në përputhje me standardet e kërkuara në kuadër të konsolidimit të demokracisë në vend.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)