Kryetarja e Kushtetueses mesazh politikës: Zbatimi i vendimeve tona është rruga e vetme! Vota emigrantëve detyrim ligjor

TIRANË- Teksa bëri bilancin e punës 1-vjeçare të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Holta Zaçaj kishte një mesazh të qartë për klasën politike. Rruga e vetme është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, tha Zaçaj drejtuar ligjvënësve duke theksuar se nuk ka asnjë mënyrë tjetër sjellje nëse duam që institucionet e një shteti ligjor të udhëhiqen nga parimi i demokracisë.

“Ajo që dua të theksoj është që nëse mund ta jap si mesazh për politikën është se zbatimi i vendimeve të GJK është rruga e duhur, e nevojshme dhe e vetme”, u shpreh sot (5 shkurt 2024) Zaçaj.

Interesi i medias ishte i madh për shumë vendimmarrje të Kushtetueses, nga vota e diasporës deri te mandati për Olta Xhaçkën, për të cilat Zaçaj tha se zbatimet e vendimeve të dhënga trupa e Gjykatës Kushtetuese janë detyrim ligjor.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”, tha Zaçaj.

Zaçaj ju përgjigj edhe interesit për çështjen Beleri, ku tha se nuk ka një kërkesë nga palët për përshpejtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë.

“S’ka ardhur në proces, është duke u përgatitur, janë duke u marrë materialet”, vijoi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Një përgjigje pati edhe për vendimin që i dha dritën jeshile marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët.

“Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në bazë të se drejtës ndërkombëtare”, tha Zaçaj.

Sa i takon intimidimeve nga politika, kryetarja e Kushtetueses tha se kërkon kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore.

"Bëjmë përpjekjet për të funksionuar në mënyrë hermetike, do kurajo të japësh edhe vendime që nuk janë popullore", u shpreh ajo.

Zaçaj u ndal edhe tek buxheti për Gjykatën Kushtetuese duke thënë se nuk është i mjaftueshëm.

“Gjykata ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmbushjen e objektivave me qëllim dhënien e një drejtësie funksionale. Në kushtet e një buxheti të panevojshëm gjykata mori nisma konkrete për përmirësimin, miratimin e rregullores për funksionimin e administratës, rregulloren për komunikimin e gjykatës me median dhe ridimensionimi i marrëdhëniet me të dhe publikun”, tha ajo.

Ndalur në bilancin për vitin 2023, Zaçaj theksoi se Kushtetuesja nuk ka stok dosjesh të prapambetura, si asnjë gjykatë tjetër në vend. Në 2023 Zaçaj tha se Gjykata kishte pati 367 kërkesa, u dhanë 353 vendime, ku 70 prej tyre ishin përfundimtare. Sipas saj në Kushtetuese gjatë vitit 2023 pati dyfishim kërkesash dhe vendimesh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
A janë të intimiduar nga politika? Kryetarja e Gjykata Kushtetuese: Do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e pyetur nëse janë të intimiduar nga politika, tha në konferencën për gazetarët se ata bëjnë përpjekjet maksimale për të punuar në mënyrë hermetike. Zaçaj u shpreh se do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore.

“Nuk është fenomen vetëm shqiptar, sa herë takohemi me kolegë nga vendet e rajonit dhe europës, apo edhe matanë oqeanit thuhet njëjta gjë se janë vendime që mbartin interes publik, vijën edhe në kuadër të kauzave të caktuara politike. Do e ngrija problematikën në një nivel më të lartë. Ne po përjetojmë një situatë që tregon gjqësorizimin e politikës. Çdo ligj vjen dhe atakohet në GJK , ka bërë të zhvendoset diskutimi politik në debat gjyqësor.

A jemi ne të intmiduar. Bëjmë përpjekjet për të funksionuar në mënyrë hermetike, do kurajo të japësh edhe vendime që nuk janë popullore, postual i thënë nga gjyqtarë që kanë bërë këtë punë gjithmonë. Kur jep vendimin duhet të zbohesh në ligjshmëri dhe jo sa popullor është ky vendim. Për ne është e rëndësishme të shohim kushtetutën. Gjykata flet me vendime, nuk komenton dot përtej vendimit”, tha Zaçaj.

Ora 10:59
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Zaçaj: Shteti shqiptar ka juridiksion në zonën ku do ndërtohen kampet

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka folur në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, së cilës më 29 janar Kushtetuesja i dha dritën jeshile.

Zaçaj tha se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion mbi këtë zonë.

“Vendimi është duke u punuar. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Thamë që përgjegjësia e shtetit shqiptar vazhdon të mbetet, nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhur me këto zona, e pamë juridiksionin e shtetit italian në funksion të detyrimeve që ka shteti italian në bazë të se drejtës ndërkombëtare. Ajo që ne thamë në kuptimin e juridiksionit të dyfishtë apo ekstraterritorial që lind, ne këtë e pranuam si një gjë faktike që ndodh, marrëveshja futet në hiearkinë e normave. Është e vendosur në një rang hierarkik nga vetë Kushtetuta. Konventa europiane e të drejtave të njeriut është në nivel kushtetues. Në këtë kuadër juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Ora 10:48
Nuk marrin 7 mln lekë, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese zbulon pagën e vërtetë: Shifrat s'i prodhuam ne por qeveria! Ne kërkuam rregullimin e hierarkisë

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçja sqaroi çështjen e rritjes së pagave.  Kryetarja sqaroi se paga është caktuar nga qeveria ndërsa Gjykata sqaroi ka dorëzuar vetëm një propozim që kërkonte të korrigjonte hierarkinë e pagave.   

Pyetje: A janë të mjaftueshme 7 milion lekë pagë për gjyqtarin Kushtetues dhe a keni bëri thirrje parlamentit për për të votuar rritjen e pagës?

“Ne si gjyqtarë apo si njerëz shohim lajme dhe konsumojmë lajme e jemi pjesë e onturazhit mediatik. Dua tju shpjegoj dicka. Kur u rritën pagat e gjykatave, Gjykata Kushtetuese i bëri një propozim parlamentit, me disa ndryshime në ligjin tonë organik dhe kërkuam që paga të rishihet. Paga e gjyqtarit kushtetues duhet të jetë paga më e lartë e funksionarit të drejtësisë.

Ne donim të korrigjonim hierarkinë e pagave në sistemin e drejtësisë. Historikisht kanë qenë më të paguarit.  E njëjta ndodh në çdo vend të botës, gjyqtari i Gjykatës së Kushtetueses është më i paguari. Italia e ka më të paguar se presidenti.

Qëllimi ishte rivendosja e atij parimi. Ne nuk përcaktuam shumë dhe sa do të jetë rroga jonë por të rishikonte dhe vendoste në vend parimin. Qeveria deshi të korrigjonte. E pa të metë dhe çoi një pr/ligj që nuk është rakorduar me Gjykatën Kushtetuese. Dhe shifrat që i ka nisur

Për ne është e rëndësishme të mbetet në hierarkinë si gjyqtari më i paguare aty ku e ka vendin

Shifrat nuk i kemi njohur dhe prodhuar ne. Rroga e gjyqtarit Kushtetues sot është 390 mijë lekë të reja bruto dhe 290 mijë lekë të vjetra neto e krahasueshme shumë afër me Gjyqtarin e shkallës së parë. Pavarësisht se Gjykata e Lartë ka diferencë të vogël"

Ora 10:45
Çështja 'Beleri', kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ka kërkesë për përshpejtim të procesit për masën e sigurisë

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për shtyp, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

E pyetur nëse është marrë në shqyrtim çështja, ajo u përgjigj se çështja ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, është duke u përgatitur, por ende nuk është gati.

Ajo shtoi se nuk ka asnjë kërkesë për përshpejtim të procesit në lidhje me masën e sigurisë.

“Në datën 28 shtator 2023 GJK ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare. S’ka ardhur në proces, është duke u përgatitur, janë duke u marrë materialet. Në momentin që një çështje bëhet gati dhe relatori është gati kërkon datën dhe vendoset. Nuk na rezulton të kemi kërkesë për përshpejtim nga palët e përfshira në proces”, tha Zaçaj.

Ora 10:39
E paragjykuar se një grua drejton Gjykatën Kushtetuese? Holta Zaçaj: Nuk përbën risi, ndonjëherë ne punën dimë ta bëjmë më mirë

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj gjatë konferencës me gazetarët u ‘zhvesh’ nga kostumi i gjyqtares. E pyetur nëse është ndjerë e paragjykuar që një grua drejton një institucion kaq të rëndësishëm, Zaçaj tha se i vjen mirë, por tashmë është kthyer në një normalitet i zakonshëm që gratë të drejtojnë institucione.

“Do sjell në vëmendje që për një arsye apo tjetër ky institucion është dërguar nga gjyqtare, është bërë si traditë tashmë. Më vjen mirë që në krye të këtij institucioni është një grua. Ne kishim tre kandidate gra, e kishim të sigurt që kryetari do ishte një grua. Sa më vjen mirë, më duket edhe një normalitet i zakonshëm që gratë nuk përbëjnë më risi kur drejt institucionet, janë vetvete se dinë ta bëjnë atë punë, për të thënë se ndonjëherë disa bëjnë më mirë. Më gëzon por nuk ndjej ndonjë element që më bën ta konsideroj si disaavantazh”, tha Zaçaj.

Ora 10:30
Vota e emigrantëve dhe mandati i Olta Xhaçkës, Zaçaj: Vendimi i GJK detyrim ligjor! Duhet të zbatohet nëse duam të kemi institucione demokratike

 

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga afati 1 vjeçar i dhënë nga Gjykata Kushtetuese ndaj politikës për të garantuar votën e emigrantëve, kryetarja Holta Zaçaj tha se nuk kishte një mekanizëm ligjor për t’i detyruar palët politike ta zbatojnë një vendim të tillë pasi është detyrim ligjor dhe nuk mund të imagjinohej mos-zbatimi i tij. Zaçaj është pyetur sot në lidhje me vendimin e institucionit që ajo drejton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Duke patur formën e ligjit dhe duke mos patur asnjë ekuivok për të mos u zbatuar, gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizma për të kontrolluar zbatueshmërinë e vendimeve.

“Ajo që dua të theksoj është që nëse mund ta jap si mesazh për politikën është se zbatimi i vendimeve të GJK është rruga e duhur, e nevojshme dhe e vetme, Nuk ka mënyrë tjetër sjellje nëse duam të jemi institucione të një shteti ligjor që udhëhiqet nga parimi i demokracisë.

Nuk ka një efekt të pritshëm ligjor sepse nuk është imagjinuar të ndodhë një gjë e tillë. Nuk ka mekanizma që mund të vihen në lëvizje në rast kur nuk zbatohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i GJK është ligj dhe për këtë shkak nuk ka mekanizma”- u shpreh Zaçaj.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin për Xhaçkën dhe pranoi padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/02/2024 02:46

    Fati i marreveshjes me Italine u vendos me shume nga pala qe parashtroi akuzen se sa nga pala qe parashtroi faktet ne mbrojtje te marreveshjes.P.sh.nje nga kerkesat e kota dhe absurde qe paraqiti opozita kunder marreveshjes ishte ceshtja e te drejtave te njeriut.Mendoj qe ishte nje humbje kohe dhe nje ceshtje qe i takonte pales italiane,jo neve.I nderuari z.av.Ngjela na beri te njohur qe Rama paska te drejte te negocioje marreveshje.O.K,por kjo e drejte,kjo leje i duhet dhene pasi te kete ardhur para popullit me propozimin e kesaj marreveshje.Rama kete se beri,nuk doli para popullit me kete marreveshje si propozim.U morr vesh vetem kur u firmos.Pala qe perfaqesonte /kundrat/ ne lidhje me kete marreveshje,as nuk e parashtroi fare kete pike ne argument.Duhet pranuar qe pala qe paraqiti argumentet e akuzes beri nje pune shume te dobet.Faji qe kaloi kjo marreveshje turpi nuk eshte vetem i gjykates.

    Përgjigju
  • Eri: 05/02/2024 16:26

    Te krahasosh kete me homologet e saj...o zot....o Shqiperi

    Përgjigju
  • Elda: 05/02/2024 11:02

    Parimi I demokracise?! Ku e njifni ju demokracine... Gjykata Kushtetuse vazhdon te drejtohet nga gjyqtare qe nuk respektojn veten e tyre imagjino te respektojn qytetaret dhe te ndihmojn demokracin. Jepni vendime copy- past te avokateve per te cilet vendosni te shiteni. Jeni te deshtuar njesoj si para ardhesit tuaj, skeni moral!

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/02/2024 10:27

    Marreveshja me Italine kaloi 4 kundra e 5 pro qe vertetoi qe eshte gjykate e ndikuar nga politika megjithese askush nuk flet, as ata qe i thone vetes opozite dhe as keta te pavarurit. Nje turp kombetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjendë e botës së Wrestling, vdes në moshën 66-vjeçare Rey Misterio

Legjendë e botës së Wrestling, vdes në moshën 66-vjeçare Rey Misterio