Gjykata Kushtetuese urdhër politikës: Brenda një viti të garantohet vota për emigrantët, iu shkel e drejta në zgjedhjet e 25 prillit 2021 prej boshllëkut ligjor

Gjykata Kushtetuese urdhër politikës: Brenda një viti të garantohet vota për emigrantët, iu shkel e drejta në zgjedhjet e 25 prillit 2021 prej boshllëkut ligjor

Gjykata Kushtetuese

E drejta e emigrantëve për të votuar u shkel në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ndaj politika duhet të garantojë ndryshimet ligjore për ta bërë këtë gjë të mundur brenda  një viti. Urdhri vjen për politikën nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’.

Në dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të marrë sot thuhet se është konstatuar cenimi i së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. Ndaj Kushtetuesja urdhëron detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim lidhet vetëm me zgjedhjet parlamentare, çka do të thotë që zgjedhjet e 2025 do të bëhen me votën e emigrantëve.

Ndërkohë që nuk është pranuar kërkesa tjetër e emigrantëve për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 për shkak të antikushtetueshmërisë së vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”, duke e pushuar gjykimin për këtë kërkesë. Vendimi hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, dhe nga ky moment nis ‘kronometrimi’ 365 ditësh për Kuvendin që duhet të bëjë ndryshimet ligjore për të mundësuar të drejtën e votës për emigrantët në zgjedhjet e përgjithshme.

'Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' çoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ata  shprehen se votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.

E drejta e emigrantëve për të votuar jashtë vendit nuk u zbatua në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 pasi nuk u gjet konsensus mes palëve politike mbi sistemin se si do të zbatohej.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 10/12/2022 09:41

    Shpresoj qe te nise vertete nje kthese e madhe ne integrimin e Shqiperise drejt BE .

    Përgjigju
  • vlonjati: 10/12/2022 09:39

    Emoj mara (emigrante ne Itali)qe nuk e besoj sepse emigrantet duan me Pare Shqiperine pastaj jane bindjet politike gje qe ka te beje me partite e majta apo te djathta kurse ti mara don vetem Ramen dhe ste bie ndermend per bindje,per popullin jo e jo.Ta gezosh Ramen e beji nje ftese per darke ne shtepine tende.

    Përgjigju
  • Iris: 10/12/2022 02:38

    Diaspora as blihet as shitet,as kercenimet dhe shantazhet nuk bejne efekt,as voton familjarisht.Qe nga ky moment fillon fundi i tranzicionit dhe fillon integrimi i vertete i Shqiperise ne boten demokratike.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/12/2022 20:55

    Vota emigranteve do te shenoj fillìmin e renies per toke te rregjimit hibrid 32 vjeçar. Vota e emigranteve do te jete fillimi prosperitetit per shqiptaret ķudo qe jane neper bote.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 09/12/2022 23:39

      Mos u nxito o ujku imomlit .(ujku i bolit )kur te piqen rrusbte deri ne gusht or ujk .nerezit me men ne koke nuk vine ne shqiperi deri sa te zhduket shpura e sales dhe ilirit ,prandaj beje gjumin rehat o derezi se kujdes gjumi i nates eshte i keq .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori