Evelina De Lain, pianiste 41 vjeçare nga Londra, e ka çuar artin e saj në Librin e Rekordeve të Guinness për koncertin “më të lartë” në botë. Ajo ka luajtur në piano për 90 minuta në Himalaje, kryeveprën "Natë" të Shopen, si dhe pjesë të shumta nga albumi i saj, "Udhëtimi i shpirtit”.
Emri i saj është Evelina De Lain, ukrainase që jeton në Londër, 41 vjeçe, pianiste dhe kompozitore e muzikës klasike, rekordmenia më e re në Librin e rekordeve Guinness që performon në piano, aty ku retë prekin majat e maleve.
Me ndihmën e një ekipi të veçantë, De Lain transportoi deri në Singela në Himalaje, 5000 m mbi nivelin e detit, pianon e saj për të luajtur muzikë për plot 90 minuta. Gjatë performancës, pianistja luajti kryeveprën “Natë” të Chopin, si dhe pjesë të shumta nga albumi i saj, "Udhëtimi i shpirtit”.
Koncerti i De Lain shërbeu për të mbledhur fonde për një organizatë bamirësie për të mbështetur pacientët me sëmundjen e Fibrozës cistike ndërsa pianua iu dhurua një shkolle lokale.
"Deri para pak vitesh nuk kisha menduar kurrë se do të luaja në piano në Himalaje", u shpreh De Lain për gazetarët. Pianistja në fakt, 14 vjet më parë kishte humbur aftësinë për të lëvizur gishtat për shkak të një dëmtimi, të cilin ajo arriti ta kapërcejë me shumë punë dhe terapi intensive.
“Duke luajtur në një lartësi të tillë ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë ndonjëherë, por unë nuk jam ajo që shmang sfidat. I ftohti ishte i pabesueshme, por era ishte edhe më problematike. Pavarësisht sfidave, për mua ishte një nder që të luaja mbi re”, u shpreh gjatë një interviste De Lain.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.9%
-
Jo
5.3%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi
18 Janar, 12:50
-
Eduard Zaloshnja: Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë
18 Janar, 12:47
-
“Kur po vizitoja Mehmetin pas mbledhjes së Byrosë dhe atij i shërbyen kafe e fruta, u detyrova të flas në frëngjisht sepse…” - Dëshmia e mjekut personal të ish-kryeministrit
18 Janar, 12:42
-
KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump
18 Janar, 12:22
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
-
'Këtu u bë liqen menjëherë'/ Dëshmia e banorëve të Bunecit të përmbytur nga HEC Sasaj: Për dy minuta u mbyt dynjaja, shpëtuam kokën se do na kishte zënë brenda
18 Janar, 11:52
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë
18 Janar, 11:39
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na është bërë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar, 11:08
-
Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë
18 Janar, 10:59
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55