Kryeveprat e Van Gog, Da Vinçit
dhe Matisses në Luvrin e Abu Dabit

Kryeveprat e Van Gog, Da Vinçit<br />dhe Matisses në Luvrin e Abu Dabit
Kryeveprat e Leonardo da Vincit, Vincent Van Gogh, Claude Monet, Henri Matisse dhe Andy Wahrol bëjnë pjesë mes 300 veprave që do të jepen përkohësisht nga 13 muze francezë për hapjen e muzeut Luvri i Abu Dabit, njoftoi sot emirati.

”Komunikata, që publikon dhënien e përkohshme të këtyre veprave të jashtëzakonshme, nuk jep detaje për inaugurimin e muzeut të ndërtuar nga arkitekti, Jean Nouvel, por dhjetori 2015 mbetet objektivi i autoriteteve”, theksuan burime franceze.

”Rreth 300 kryevepra që vijnë nga institucionet më të mëdha franceze do të paraqiten përkrah koleksionit të muzeut në vitin e hapjes”, theksoi Emirati. Këto vepra do të kompletojnë koleksionin duke ilustruar aktivitetin universal të muzeut Luvri i Abu Dabit.

Mes veprave bëjnë pjesë “La Belle Ferronniere” (Hekurpunuesja e Bukur) e Leonardo da Vinçit, që vjen nga muzeu i Luvrit, ”Autoportrait” (Autoportret’) nga Vincent Van Gog (muzeu i Orseit),  “La Nature morte au Magnolia” (Natyra e vdekur në Magnolia) nga Henri Matisse (Qendra Pompidu), “La gare Saint-Lazare” (Stacioni Saint-Lazare) nga Claude Monet (Orsei), një statujë kolosale e mbretit Ramses II (Luvër) dhe një vepër e Andy Warhol 1968 (Big Electric Chair), marrë nga Qendra Pompidu.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato