Në vendin tonë që me nisjen e vaksinimit masiv janë kryer 700 000 vaksinime. Lajmin e dha ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu , e cila përmes një foto shkruan se në të gjithë Shqipërinë janë kryer 700 mijë vaksinime në total.
Qeveria ka vendosur objektivin e saj që brenda qershorit të kryhen 1 milion vaksinime. Vaksinimi masiv vijon në vendin tonë me kalendar të kombinuar me moshat +60 vjeç, operatorët turistik, efektiv policie, gazetarët dhe operatorët e terrenit etj.
Ndërkohë në vendin tonë ka një vonesë të vaksinës Sinovac, vonesë e paralajmëruar më datë 5 prill të këtij vitit nga kompania Turke “Keymen Ilac Sanayi ve ticaret” e cila bën furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze CORONAVAC (VERO CELL) të prodhuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. Report tv ka mësuar se kjo kompani ka ndërprerë furnizimin e distributorit turk “Keymen” me vaksinën Coronavac (Vero Cell). Për këtë arsye kompania turke propozon që të sjellë në Shqipëri vaksinën që po përdoret aktualisht në Turqi, Coronavac 600 SU/IM-Suspension të prodhuar nga Sinovac. Kompania turke garanton që të dyja vaksinat kanë të njëjtën formulë që prodhohet nga e njëjta kompani. Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin shprehu dakortësinë për përdorimin e kësaj vaksine që u mbështet edhe nga Komiteti Teknik i Ekspërtëve që më pas u zyrtarizua dhe me akt normativ.
Lajmi kryesor:
23 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë! Kryhen 700 mijë vaksinime në total në vend
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.6%
-
Gafë
51.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5135
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, Koçiu: Janë aplikuar mbi 9,344 doza te moshat 13-20 vjeçe
23 Nëntor 2024, 15:17
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor 2024, 16:42