Kryhen operacionet në zemër
me mjekë shqiptarë e kosovarë
Një ekip mjekësor i përbashkët mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga Tirana dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë realizuar dy operacionet e para në fushën e kardiologjisë, mes Shqipërisë dhe Kosovës.
TIRANE- Një ekip mjekësor i përbashkët mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga Tirana dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë realizuar dy operacionet e para në fushën e kardiologjisë, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Bashkëpunimi në fjalë është realizuar falë bashkëpunimit dhe marrëveshjes së arritur mes qeverisë së dy vendeve. Dy pacientët e parë që kanë përfituar nga bashkëpunimi mes dy ministrive, kanë qenë dy shqiptarë të Kosovës, të operuar në shërbimin e kardiologjisë në QKUK.
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Ferid Agani, është shprehur shumë i kënaqur për këtë bashkëpunim duke u shprehur se ky është fillimi i konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve dhe se suksesi i arritur bën që të rritet optimizmi për të ardhmen. “Ky bashkëpunim vjen pas takimit të dy qeverive në Prizren dhe pas vizitës së ministrit së Shëndetësisë së Shqipërisë, z.Ilir Beqja. Ky është hap në drejtim të ndërtimit të shërbimit kombëtarë të kardiokirurgjisë”, deklaroi Agani. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës u shpreh se gjendja e dy pacientëve të parë të operuar është shumë e mirë dhe se pas ndërhyrjeve kirurgjikale nuk kishte qenë e nevojshme që trajtimi i tyre të vazhoj në institucione të tjera private, apo jashtë vendit.
Optimizmi për këtë ndërhyrje të zhvilluar në QKUK, ka bërë që bashkëpunimi në fushën e mjekësisë të thellohet në të ardhmen. “Është themel i bashkëpunimit afatgjatë, i lidhur mes dy ministrive, dy shërbimeve, do jetë bashkëpunim sistematik, do ketë programe të rregullta operative në QKUK, në shërbimin kardiokirurgjisë tonë çdo dy javë me një program të caktuar, do të nënkuptojë edhe trajnimin e kuadrit tonë”, u shpreh Agani. Për ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, operacionet e zhvilluara janë vetëm nismat e para të të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë mes dy vendeve. “Janë dy intervenime simbolike që hapin trasenë e një rrugëtimi që do të nis nga shtatori i këtij viti, që Shqipëria me ekspertizë, me mjekë specialistë, me bashkëpunim me mjekët e Kosovës të pasojë me nisma tjera mes dy dikastereve”, deklaroi ambasadori Minxhozi.
Për kardiologun prof. Ali Rifatllari, kjo është dëshmi e qartë e fillimit të një rruge të suksesshme bashkëpunimi mes dy vendeve, por gjithsesi sipas tij duhet të punohet akoma më shumë në përmirsimin e cilësisë dhe profesionalizmit në këtë fushë. “Ndjeva kënaqësi të veçantë, po realizoja një ëndërr që kisha dikur, edhe në Kosovë të zhvillohet kardiokirurgjia, gjeta kushte të mira të sallave operative dhe atyre të reanimacionit, salla të nivelit evropian”, u shpreh Rifatllari.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.3%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 426
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35