Gjenevë, 2 mars  -Gjetja e varrezës masive në Rashka dëshmon se në Serbi mund të ketë ende shumë varre të tjera masive, çka autoritetet serbe duhet të angazhohen dhe punojnë më shumë në zbulimin e rasteve. Autorët e këtyre viktimave duhet patjetër të ndiqen para drejtësisë, kanë deklaruar për agjencine e lajmeve "Presheva jonë" zyrtarët e Komiteti të Kryq të Kuq Ndërkombëtar -ICRC ne Gjenevë
Kryetari i ICRC-së, Peter Maurer, ka takuar përafqësuesit e mediave botërore i cili pas konferencës së shtypit, iu ka shpërndarë raportin vjetor mbi misionin dhe aktivtetet humaniatre të kësaj organizate ndërkombëtare në vatrat e krizave. Krahas zhvillimeve në Siri, Afaganistan, Ukrainë edhe Kosova dhe të zhdukurit shqiptarë ishin në epiqendër të debatit gjatë kësaj konference shtypi me zyrtarët e lartë të ICRC-së.
"Pas 15 vitesh lufte në Kosovë, jemi dëshmitar se në rajon ne disa fusha ështe bërë progres, po jo edhe me ndriçimin e rasteve të të zhdukurve, meqë numri i tyre ende leviz shumë prej vitesh. Familjarët sot e kësaj dite ende kërkojnë mbi 1700 të zhdukur. Duhet ditur se përgjegjësia për gjetjen apo informacioent e të zhdukurve në Kosovë qëndron tek autoritetet si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Në këtë drejtim nuk është ICRC e as komuniteti ndërkombëtar, por qeveria serbe dhe ajo e Kosovës që mund të bëjnë më shumë për gjetjen e të zhdukrve në Kosovë", ka deklaruar në Gjenevë për "Presheva Jonë"  Peter Muarer, kryetar i Komitetit të Kryqit ndërkombëtar (ICRC).
/y.pa/