Së bashku me organizatorët e Kryqit të Kuq Shqiptar kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik.
![kryqi i kuq](http://www.shqiptarja.com/foto/101627.gif)
Anila Llaha Koordinatorja e Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë është shprehur rreth mesazhe pozitive që zëri i komunitetit përçon nëpërmjet aktiviteteve të këtij lloji.
![kryqi i kuq](http://www.shqiptarja.com/foto/101631.gif)
"Ky aktivitet kaq masiv dhe kaq i bukur ishte finalizimi i të gjithë aktiviteteve që Kryqi I Kuq Shqiptar organizon në kuadër të projektit “Parandalimi i Hiv/Aids”,-është shprehur Llaha.
![kryqi kuq](http://www.shqiptarja.com/foto/101628.jpg)
Rreth grumbullimit dhe realizimit të aktivitetit vullnetari Christian Cura ka theksuar:
"Ky është një rrjet i gjerë i cili funksionin tek dega Tiranë dhe kemi vullnetarë në çdo shkollë të cilët lajmërojnë njeri-tjetrin dhe bëjnë aktivitete speciale dhe shumë masive siç u realizua edhe aktiviteti i sotëm,”-është shprehur Cura.
![kryqi i kuq](http://www.shqiptarja.com/foto/101629.gif)
Aktiviteti është përmbyllur pranë Korpusit Universitar ku të rinjtë e Tiranës kanë dhënë mesazhet e tyre për luftën kundër Hiv/Aids.
![kryqi i kuq](http://www.shqiptarja.com/foto/101630.gif)
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)