Ksamil, po çonte me not 5 kg drogë
drejt Greqisë, pranga 24-vjeçarit

Ksamil, po çonte me not 5 kg drogë<br />drejt Greqisë, pranga 24-vjeçarit
KSAMIL- Një 24-vjecar është arrestuar nga polica e Sarandës teksa po transportonte 5kg kanabis sativa në Kanalin e Korfuzit drejt Greqisë. Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme patrulla e policisë kufitare ka arrestuar Dhimitër Cikon, i cili i veshur me një kostum noti, mbante mbi shpinë një çantë të izoluar, me 5 kg kanabis sativa të ndarë në qese.
 
24-vjecari, banues në Ksmail, ka tentuar të trafikojë lëndën narkotike, por është pikasur nga patrulla e policisë kufitare të Sarandës dhe është arrestuar.
 
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan