KSAMIL - Reagimi i banorëve dhe sipërmarrësve të Ksamilit, për moslejimin e vendosjes së një trau që do pengonte futjen e makinave në disa zona nëse nuk paguanin një tarifë fikse, ka sjellë reagimin e kryekomunarit, Besnik Abedini.
Ky i fundit teksa pohon se vendimi është marrë nga vetë ai ka sqaruar se taksa vendoset për parkimin e makinave në 6 pika të paracaktuara dhe jo për kalimin e mjeteve.
“Përfundimisht dua të bëj me dije jo vetëm komunitetin e Ksamilit, por të gjithë pushuesit shqiptarë dhe jashtë vendit që Ksamili as ka pasur tra për të penguar lëvizjen e pushuesve dhe as nuk do të ketë.”- tha kreu i Komunës Besnik Abedini.
Ksamili është ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe te huaj që përzgjedhin të kalojnë pushimet në bregdetin jonian.
Abedini: Ishulli i djegur aksidentalisht do të ripyllëzohet
Zona pyjore e një prej ishujve te Ksamilit që u dogj aksidentalisht, nga flakët e shkaktuara pas shembjes me shpërthim të telekomanduar të një godinë nga ana e INUK, do të rehabilitohet.
Garancia është dhënë nga kreu i komunës Ksamil, Besnik Abedini, teksa pohon se ka nisur puna për pastrimin e zonës së djegur, sqaron se brenda muajit tetor do të nisë procesi i ripyllëzimit të zonës.
“Fillon pastrimi i mbetjeve që ishin atje, ka akoma vend për t’u pastruar. Kurse pjesa e zhvarur nga ky dëmtim kuptohet që sipas stinës tani nuk mund të ndërhyhet. Në tetor në bashkëpunim edhe me drejtorin e pyjeve, i cili është shumë i përkushtuar t’i kthejë fytyrën që ka pasur këtij ishulli.” –tha Abedini.
Ndërsa pushuesit në plazhet përballë ishujve kanë ulur interesin për të lundruar drejt ishullit të djegur, gjiret e fshehta në ishuj janë bërë foletë e reja të pulëbardhave që i shpëtuan flakëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO