Turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur pas ngacmimit të një vajze.
Sherri kishte nisur brenda ambienteve të beach-barit 'Principotes' në Ksamil dhe pastaj u zhvendos në plazhin e beach-barit 'Paradise', aty ku dyshohet se Vata e qëlloi disa herë me thikë portugezin.
Policia njofton se bashkëpunëtori kryesor në vrasjen e turistit portugez është shtetasi David Heurtevent, banues në Tiranë, i cili sipas 'Bluve' e ka goditur me grushta 20-vjeçarin, në momentin që Vata e ka qëlluar me thikë.
Në konflikt janë përfshirë edhe kamarierët e lokalit, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani, të cilët sipas Policisë po ashtu e kanë sulmuar më herët me grushta turistin portugez dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Arrestohen 11 persona! Në kërkim 2 të tjerë, mes tyre edhe pronari 'në hije' i 'Principotes'! Kush është ndihmësi kryesor i autorit Sokrat Vata, i riu u dhunua edhe nga kamarierët (EMRAT)





