“Zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk mund dhe as nuk duhet të jetë monopol i partive politike parlamentare. Konsensusi i gjerë për zgjedhjen e Presidentit/es të vendit, si dhe diskutimi e konsultimi me grupe të ndryshme shoqërore, si ato të sektorit akademik, të shoqërinë civile, specialistë të shquar të medieve, organizatat e profesionistëve etj., do ta bënin më gjithëpërfshirës dhe transparent këtë proces” thuhet në deklaratë
“Komiteti Shqiptar i helsinkit dhe organizma të tjerë joqeveritarë mbështesin zgjedhjen e një presidenti mbi palët, me integritet moral,më kurajë civile dhe të mbajë vazhdimisht komunikim konstruktiv dhe të vazhdueshëm me organet e tjera të shtetit”-pëerfundon deklarata e përbashkët e dhjetë OJQ-v.
(ns/shqiptarja.com)