Kthehen 157 shqiptarë nga BE
Policia: S'ka azil, mos tentoi kot

RINAS-Vijon kthimi nga vendet e BE-së i shqiptarëve që kishin kërkuar azil për motive ekonomike dhe shëndetësore.
 
Brenda 24 orëve të fundit janë ulur në Rinas 3 chartera me shqiptarë të kthyer nga Gjermania dhe Franca.
 
Gjithsej janë riatdhesuar 157 shqiptarë, 131 janë kthyer nga Gjermania, dhe 26 nga Franca.
 
Frontex në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Franceze dhe Gjermane ka organizuar tre fluturime me charter për të riatdhesuar shtetasit shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto vende.
 
Policia e Shtetit deklaron se po bashkëpunon me të gjitha policitë partnere për të riatdhesuar të gjithë shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e BE.
 
Policia: Nuk ka azil, mos tentoi kot
Masat shtesë të marra në fillim të muajit Gusht kanë sjellë një rënie të shtetasve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.
 
Policia e Shtetit i'u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme të mos bien pre e mashtrimeve, të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.
 
Të gjithë ata shtetas që kërkojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë të ligjshme, kanë të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore për ti kërkuar në vendet e BE-së.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)

Laç/ Përplasi të moshuarën me automjet, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)