DURRES - Policia e Durrësit ka parandaluar një vrasje në zonen e Plazhit. Në pranga ka rënë shtetasi Endri Murra 22 vjeç banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij E.N, 24 vjeç banues në Durrës.

Dy autorët janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë në zonën e Plazhit në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm për motive të dobëta. Pas konfronktimit fizik dy autorët janë larguar dhe janë rikthyer në afërsi të vendit të ngjarjes të pajisur me dy armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov. 

arme
(Në foto: Kallashnikovi i dy të rinjve, sekuestruar nga policia e Durrësit)

Policia e Durrësit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit mbi një konflikt në zonën e Plazhit. Efektivët e policisë kanë marrë masa të menjëhershme për të parandaluar ngjarjen dhe është vënë në ndjekje të dy autorëve, që u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë.

arme
(Në foto: Pistoleta e dy të rinjve, sekuestruar nga policia e Durrësit)
 
Policia rrethoi autorët dhe bëri menjëherë të mundur arrestimin e E.M ndërkohë që personi i dytë E.N mundi të largohej për shkak të errësirës. Policia është në kërkim të tij dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)