Kthehen shqiptarët në Greqi
fluks i pandërprerë në Kakavijë

Kthehen shqiptarët në Greqi<br />fluks i pandërprerë në Kakavijë
GJIROKASTER- Në ditët e fundit të sezonit turistik shqiptarët u drejtohen vende të tyre të punës në shtetin fqinj, Greqi. Sot janë shënuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kakavijë.

Siç njofton zëdhënësi i drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, fluksi i shqiptarëve në Kakavijë është i pandërprerë. “Gjatë 24 orëve të fundit, 5400 shqiptarë kanë lënë doganën e Kakavijës drejt Greqisë”, bën të ditur zëdhënësi i policisë, ndërsa shton se numri i mjeteve të dala në doganë është 1300. 

Dogana nga ana jonë po punon me 6 sportele sot ndërsa pala greke ka në dispozicion 4 sportele. Edhe pse numri i sporteleve nuk është i vogël, radhët vazhdojnë pasi qindrave vetë i drejtohen doganës për të lënë vendin e tyre pas pushimeve të verës.
 
Nuk raportohen probleme me për sa i përket kthimeve të qëllimshme nga ana greke pas incidentit të së mërkurës, me kthime shqiptarët e më pas grekësh në kufi.

KTHIMI I EMIGRANTEVE, SITUATE NORMALE NE KAPSHTICE
Ndërkaq në pikën doganore të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2926 shtetas shqiptarë me 753 mjete dhe kanë dalë 3410 shtetas shqiptarë me 851 mjete.
 
Në këtë pikë të kalimit kufitar, pala shqiptare punon me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa ajo greke me 2 sportele në hyrje dhe 1 në dalje. Megjithatë, situata paraqitet normale përsa i përket kalimit të emigrantëve.

Redaksia online 

(e.s/sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon