Kthehet Majlinda Kelmendi: Medalja
për Kosovën, meritë e trajnerit

Kthehet Majlinda Kelmendi: Medalja<br />për Kosovën, meritë e trajnerit
PRISHTINË - Është kthyer në Kosovë kampionia më e re e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi. Ajo është pritur në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi dhe miq e adhurues të saj dhe ka dhënë edhe një konferencë për shtyp.

"Është e lehtë kur jeton në vende si Franca, Gjermania, por për ne nga Kosova është çudi të marrësh një medalje kampione bote", ka thënë Majlinda, duke shtuar se "unë s’kam qenë talent i jashtëzakonshëm, por është trajneri i jashtëzakonshëm".

Por mbi të gjitha Majlinda ka theksuar se "ia dedikon shtetit Medaljen e Artë, jo se është medalja e parë për Kosovën, por kjo është e artë".
 
"Ka bërë bujë në Kosovë dhe më vjen mirë, sidomos pas përvojës së hidhur në Londër", ka thënë ajo para mediave.

NORA GJAKOVA: FALEMNDERIT QË KENI VLERËSUAR VENDIN TIM TË 8
Ka folur edhe Nora Gjakova, e cila zuri vendin e 8-të po në garat e xhudos në Rio De Janiero të Brazilit: "Ju falenderoj, që përveç suksesit të Majlindës keni vlerësuar edhe suksesin tim në 8 më të mirat e botës. Nuk ishte e lehtë. Ishte hera e parë për mua në një kampiont botëror me normë shtetërore. Në herë të tjera do përpiqem që edhe unë të kem suksesin e Mjalindës".

TRAJNERI KUKA: MEDALJA PËR KOSOVËN VLEN MË SHUMË SE GJITHË MILIONAT E BOTËS
"Krasniqi ka qenë këmbëngulës që Majlinda të mbetej në Kosovë, edhe pse ka pasur oferta të jashtëzakonshme. Kanë ardhur oferta me miliona. Por i kemi sjellë Kosovës një medalje, që ka vlerë më shumë se milionat e botës", është shprehur në konferencën për shtyp, trajneri i Majlinda Kelemendit, Dritan Kuka.

Ai ka kujtuar se "kur humbëm në Londër përfaqësuesit e Shqipërisë dhe tanët na kanë qëndruar aq pranë dhe na kanë çliruar aq shumë sa thamë “do ua kthejmë borxhin”.
 
"Tani Majlinda është kampione botërore, edhe pse mediat e kanë marrë me satirë dhe ironi çfarë kam thënë, por tani ndodhi dhe u arrit me një konkurrencë të jashtëzakonshme", ka shtuar Kuka.
 
Ai ka treguar aspekte nga rruga drejt fitores: "Garuesja e Portugalisë e ka lënë 2 netë pa gjumë, pasi Majlinda do ndeshej me një garuese që nuk i përshtatej dhe me të cilën s’ka fituar kurrë"; “një luftë e fortë ishte me francezen"; "pastaj vrisnim mendjen në gjysmëfinale si ta mundnim japonezen, që kishte 30 ekspertë te koka dhe teknologji të avancuar. Hashimoto kishte dy vjet pa asnjë humbje”.

KELMENDIT, DEKORATË NGA JAHJAGA
Në fund të konferencës, ministri i Kulturës dhe Sporteve Memli Krasniqi propozoi, që Majlinda Kelmendit t'i jepet një dekoratë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024