Kthehet në traditë mbështetja e studentëve ekselentë të turizmit

Kthehet në traditë mbështetja e studentëve ekselentë të turizmit

Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë globale dhe në gjithë komunitetin përkatës. Teksa në vitin 2018 kjo industri gjeneroi 10.4% të Prodhimittë Brendshem Bruto në rang global duke rritur ndjeshëm treguesit e punësimit, viti 2019 pritet të mbyllet me shifra akoma më optimiste.

Në Shqipëri duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT poredhe të World Travel and Tourism Council (WTTC), vihet re një rritje e konsiderueshme e numrit të turistëve vit pas viti dhe ndërkohë parashikimet për ecurinë e pozicionimit të saj për vitet e ardhshme, janë tepër pozitive.

Faktor kryesor në krijimin e turizmit të qëndrueshëm e njëkohësisht edhe sfidaaktuale në sektorin e turizmit në vendin tonë, ështëkualifikimi i burimeve njerëzore dhe punësimi i tyre. Në këtë kuadër, Green Coast i cili vazhdimisht ka prezantuar në Shqipëri shërbime dhe programe inovative dhe punon maksimalisht për të ofruar standardin e munguar prej vitesh në turizmin shqiptar, ka ndërmarrë një nismënë drejtim të mbështetjes së studentëve që studiojnë për të punuar në këtë industri.

Ashtu si dhe vitin e kaluar, edhe këtë vit Green Coast akordoi sërish bursë studimi për studentë ekselentë në degën e Turizmit.

Këtë vit fituese e bursës është Drilona Shehi, 23 vjeç, studente e degës“Menaxhim Turizmi“, pranë Universitetit të Tiranës. Kriteret kryesore të përzgjedhjes sëDrilonës si fituese e kësaj burse,ishinarritja e rezultateve të larta gjatë nivelit bachelor, si edhe dega e përzgjedhur e studimeve në fushën e turizmit. Kjo iniciativë ndërmerret në kuadër të vlerësimit tëstudentëve të turizmit,si një potencial i lartëpër t’u punësuar pranëprojektit Green Coast.

“Green Coast është projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit e një ndër projektet me impakttë madhnë zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare. Duke synuar që edhe në Shqipëri të kemi mundësi të prekim nivelin elitar të turizmit sikurse në vendet më të zhvilluara të botës, ne po punojmë për të ngritur një strukturë të mirëfilltë dhe mekanizma të shumëfishtë, të cilat përfshijnë edhe arsimimin e kualifikimin e burimeve njerëzore. Bursat që po ofrojmë për të mbështetur studentët ekselentë të turizmit janë një pikë e rëndësishme e gjithë strategjisë dhe punës që po bëhet në këtë drejtim”–shprehet Ogerta Manelli,Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Green Coast.

E pyetur pse vendosën të ndërrmarrin këtë iniciativë, znj. Manellishprehet:

“Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje po përmend një shrehje tëNelson Mandella: Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh për të ndryshuar botën.

Nëpërmjet kualifikimit të burimeve njerëzore e më pas punësimittëtyre në profilin ku ata specializohen,jemi në rrugën e duhur për rritjen e standardeve të turizmit”.

Si një industri shumë dinamike e me ndryshime të vazhdueshme, turizmi kërkon vazhdimisht burime të kualifikuara njerëzore, me njohuri dhe aftësi të reja, të nevojshme për të kryer në mënyrë sa më efikase të gjitha funksionet menaxheriale, administrative e operacionale. Në këtë kuadër, Green Coast synon që këtë nismë ta kthejë në një traditë ku çdo vit të mbështesë e të përgatisë studentë ekselentë të turizmit, duke kontribuar që në gjenezë në krijimin dhe ofrimineturizmit elitar në Shqipëri.

Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2019 Grupi Balfin alokoi 1 milionë e 50 mijë euro dhe padyshim që mbështetja e arsimit dhe kualifikimit të mëtejshëm profesional, përfshirë edhe fushën e turizmit zë një vend të rëndësishëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani