Kthehet pas 2 dekadash Rexhep
Aliaj, modernisti i viteve ‘60

Kthehet pas 2 dekadash Rexhep <br />Aliaj, modernisti i viteve ‘60
TIRANE - Rexhep Aliaj është një nga piktorët shqiptar, që u largua nga Shqipëria në kapërxyell  të ndryshimit ekonomik, politik dhe social të viteve '90 dhe është piktori më i fundit i kthyer në atdhe, për të jetuar jetën familjare dhe për të ekspozuar krijimtarinë në pikturë.

Rreth 50 vepra, të ekspozura me titull "Piktura moderniste" është ekspozita e parë vetjake në Shqipëri. Piktori ka përzgjedhur gjuhën e abstragimit lirik, për të pasqyruar subjekte dhe objekte të njohura të jetës së përditshme.

Përgjatë kësaj ekspozite, brezi i sotëm i publikut shqiptar, po njihet me një nga ciklet e krijimtarisë së piktorit Aliaj, i cili gjatë akteve dhe kohës së tij krijuese të deritanishme, ka krijuar në disa stile. Art modernist, kryesisht pikturë moderniste, u cilësuan duke u gjykuar ashpërsisht nga diktatura komuniste, përpjekjet e disa artistëve shqiptarë të viteve '60-'70, të cilët tentuan të shprehen të lirë në punimet e tyre të artit.

Aso kohe ai brez, ku bën pjesë dhe Rexhep Aliajt, ishin të detyruar të "dështonin" prej kritikave negative, por në historinë e artit shqiptar, punimet e tyre kanë mbetur si shenja të para të zanafillës së një krijimtarie foshnjore moderne, e cila e orientonte artin shqiptar, drejt zhvillimeve perëndimore.

Arti perëndimor që nga Rilindja e deri në shek. XIX u mbështet mbi llogjikën e perspektivës dhe përpjekjeve  të artistëve për të riprodhuar iluzionin e një realiteti të dukshëm. Në shek. XX artistët evropianë kërkuan rrugë alternative dhe shprehën eksperiencat e reja vizionare të shumëllojshme.

Ata ndjenë nevojën të krijojnë lëvizje të njëpasnjëshme artistike, të cilat do të ndikonin, por njëkohësisht dhe, ato vet do të përfshiheshin në ndryshimet thelbësore të teknologjisë, shkencës dhe filozofisë. Ky akt i artistit në mjedisin e asaj kohe, bëri që mbas pasimpresionizmit dhe, duke filluar nga 1930, të ishin aktive krijimtaritë e cilësuara si art modern, ekspresionizmi, cubizmi, abstraksionizmi, surrealizmi dhe dada.

Në qoftëse arti, kritika dhe mendimi filozofik në shek. XX ishin të përcaktuara qartë në forma panfletesh, në organizime grupesh, ku shumëllojshmëritë e stileve dhe lëvizjeve artistike erdhën në radhë dhe njëra pas tjetrës, në shek. XXI arti po jeton në një shtrat të gjërë me karakteristika të theksuara plurealiste.

Hapësira e drejtimeve artistike është zgjeruar dhe teknologji të shumëllojshme elektrokibernitike janë përfshirë në këtë mjedis. Gjithësesi, ajo që dallohet është se ende jetojnë sëbashku ekspresivizmi abstrakt, fusha e ngjyrave, abstraksionizmi lirik, abstraksionizmi paspiktorik, abstraksionizmi gjeometrik dhe minimalizmi, të cilat mbeten të grupin e madh të artit modern.

Një publik, për të ndjekur dhe shijuar artin modern në tërësisi dhe në vecanti ekspozitën e Rexhep Aliajt, i duhet të dijë se abstraksionizmi ishte një prej vizioneve të reflektimit artistik, përmes të cilit mjeshtërit perëndimor pasqyruan preokupimet sociale dhe intelektuale të mjedisit dhe kulturës perëndimore të kohës.

Abstragimi ishte një largim i artistit nga realiteti gjatë procesit të pikturimit të imazheve. Largimi nga pasqyrimi i saktë figurativ ishte i lehtë, i pjesëshëm dhe i plotë. Piktura e Rexhep Aliajt është krijimtari e dy dhjetëvjeçarëve të fundit dhe pikënisjet  krijuese, me kërkesë krejt vetjake dhe aspak si preokupim social, i mbështet te sistemi i një abstragimi të pjesëshëm.

Kjo tregon se piktori e dëshiron fuqishëm të shprehi figurativisht ekzistencën e natyrës së sendeve dhe të aktit njerëzor. Kjo shfaqet e qartë në çdo pikturë. Po me të njëjtën fuqi ai ndjeson dinamikën e ngjyrës. Me vështrim të parë piktura e Aliajt paraqet vallzimin e ngjyrave dhe të linjave, të cilat janë në harmoni me lëvizjet e formave të shprehura përmes gjuhës së gjeometrisë lirike.

Piktori ka kërkuar me ngulm të stilizojë dhe të minimizojë elementet detajues të objekteve gjatë një akti njerëzor. Temat apo subjektet janë lidhja e tij e brendshme me artin, janë lidhja e tij e përhershme me trajtimet skenografike, të cilat shpesh herë tingëllojnë si burime nxitëse të imazhit që trajtohet.

Ai e bën të shfaqshme lidhjen pasi ka krijuar një rregull të elementeve formal të artit. Sinfonia e elementeve të pikturës e ka shtyrë të ndërtojë një subjekt të vërtet përmes një mënyrë indirekte, sic është abstragimi lirik i kombinuar me minimalizmin ekstrem të detajit.

Ai nuk e zhduk plotësisht figurativen. Madje përmes mënyrës indirekte të shprehjes ka krijuar imazhin e pikturës, ku dallohen qartë sfonde shpesh herë të tonalizuara në errësirë, për t'i dhënë vlerë pikërisht subjektit apo temës në qendër të dydimensionalit.

Piktori Aliaj ka një gjuhë sintetike dhe të kuptueshme. Ai e mediton aktin dhe përmes mënyrës indirekte të krijimit e bën të shfaqshme dhe të prekshme. Dukë shprehur se abstragimi krijion vepra të emocionit universal arrijmë në konkluzionin se imazhet që krijohen prej tij janë dhe do mbeten për një kohë të gjatë idelizimi global i atyre emocioneve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit