Kthehet për festat e fundvitit, zhduket 38 vjecari/ Nipi në kërkim të dajës

Kthehet për festat e fundvitit, zhduket 38 vjecari/ Nipi në kërkim të dajës

Santa Rita dhe Porto Nuova janë dy nga lagjet ku jetoi më shumë gjatë qëndrimit të tij në Itali Riza Kociraj. Në Torino punonte së bashku me vëllain e tij. Në vitin 2009 vendos të kthehet në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit bashkë me familjen në Vlorë. Udhëtimin për në Shqipëri e bëri bashkë më kunatin e tij. Pasi fjeti një natë në Fier, të nesërmen e 27 dhjetorit niset drejt qytetetit bregdetar të lindjes.

Me të mbërritur ka porositur një makinë për të dërguar valixhet në fshatin Vllahinë, atje ku dhe banonte familja e tij. Ka telefonuar familjarët dhe u ka thënë se do vonohej pak. Kjo ka qenë dhe telefonata e fundit për Rizain, pasi më pas telefoni i tij doli i fikur.

Ishte pak ditë nga ndërrimi i viteve, ndërsa Riza Kociraj nuk festoi me familjen. Një nga shoferët e autobuzave të linjës Vlorë-Tiranë ka mësuar se Rizai ka udhëtuar si pasagjer drejt Lushnjes. Askush nuk mundi të mësojë se cilat ishin planet e Rizait, sapo u kthye në Shqipëri pa takuar ende familjarët, ai u zhduk papritur.

Rizai është vëllai i katër vëllezerve fatin e të cilit nuk e mësuan kurre. Nipi i Rizait, Ledjoni është në kërkim të gjurmëve të dajës…..

 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen