Eksportet e kompanive shqiptare u rritën me 17.4 për qind në muajin nëntor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar rritjen më të fortë që nga shkurti i 2014-s.
Instituti i Statistikave raportoi se ecuria e fortë e eksporteve në muajin që lamë pas ka përmirësuar ndjeshëm bilancin e të gjithë vitit. Për shkak të rënies se ndjeshme në çmimet e naftës dhe mineraleve, prej dy vitesh eksportet shqiptare kanë qenë në ulje.
Sipas INSTAT-it, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti ato ishin mbi 8 për qind më të ulëta se një vit më parë. Por, prej 4 muajsh tendenca është përmbysur dhe, falë ecurisë së fortë në nëntor, rënia vjetore e eksporteve për 11-mujorin u ngushtua në vetëm 1.6 për qind. Rënia për 10-mujorin kishte qenë në nivelin e 3.4 përqindëve.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se janë dy grupe, të cilat kanë amortizuar thuajse tërësisht rënien e eksporteve të mineraleve dhe naftës. Ato janë eksportet e industrisë së fasonit, të cilat si 11-mujor janë rritur me 19 për qind dhe eksportet bujqësore, që janë zgjeruar këtë vit me 22 për qind krahasuar me vjet.
Ecuri pozitive këtë vit po shfaq edhe grupi i produkteve ushqimore, ku eksportet janë në rritje me 18% krahasuar me vitin e kaluar. Sidoqoftë, për t’u përmendur gjatë muajit nëntor është një gjallërim i papritur i eksporteve në grupin “minerale, lëndë djegëse, energji”, që janë rritur me 28% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.
Por, për 11-mujorin bilanci i eksporteve të mineraleve ngelet thellësisht në rënie, me 32% më pak krahasuar me një vit më parë.
Eksportet regjistruan një ecuri negative, sidomos në gjysmën e parë të vitit, ndërsa duke filluar nga muaji shtator tendenca është përmbysur.
Ndërkohë, importet shfaqën një ecuri të ngadaltë edhe për nëntorin, me një rritje prej vetëm 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithë ngadalësimin e muajve tetor dhe nëntor, për 11-mujorin bilanci i importeve ngelet në rritje, me 6.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për muajin nëntor, rritja e eksporteve dhe stanjacioni i importeve e ngushtoi disi deficitin tregtar, me 10.5% më pak krahasuar me nëntorin e vitit 2015.
Kurse deficiti tregtar si 11-mujor është ndjeshëm më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ai arriti në vlerë në afro 302 miliardë lekë, 13% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com