Një tavolinë, disa prej emrave që do të shënonin historinë e luftës në Kosovë dhe një video që rikthen atmosferën e vitit 1999. Në pamje shihen bashkë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një moment të rrallë të regjistruar gjatë luftës.
Videoja, e publikuar nga Insajderi, i shfaq drejtuesit e UÇK-së të mbledhur në një ambient të mbyllur së bashku me bashkëluftëtarë të tjerë. Pamjet rikthejnë një episod nga koha e luftës, kur figurat që më vonë do të drejtonin institucionet e Kosovës shiheshin ende në rolin e tyre në UÇK.
Lajmi kryesor:
Kosova nuk fle sonte! Prishtina pret në shesh verdiktin për Thaçin, rrugët stolisen me flamuj të UÇK-së! Jehon thirrja: Janë të pafajshëm!









