KAKAVIJË - Kthimi e emigrantëve në vendlindje për pushime ka rikthyer edhe radhët e gjata në pikën kufitare me Greqinë të Kakavijës.

Radhët e gjata si në të shumtën e rasteve të kaluara erdhe këtë herë janë shkaktuar nga pala greke, e cila punon vetëm me një sportel. Ndërsa pala shqiptare punon me kapacitet të plotë me 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje duke mos krijuar kështu në asnjë moment radhë në hyrje-dalje në tokë shqiptare.
 
 
Mësohet se radha e automjeteve që presin të kalojnë pikën kufitare të Kakavijës për në territorin shkon deri në 1 kilometër. Ndërkohë që nuk raportohen radhë apo ndonjë problem tjetër në pikat e tjera kufitare.
 Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)