Kthimi i parave profesionistëve të lirë, Alibeaj del kundër propozimit të ministrit Malaj: Detyrimi për t'i kthyer ka dalë që më 5 gusht! Pse nuk u zbatua deri tani?!

 Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në seancën plenare u shpreh kundër propozimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj për kthimin e parave te profesionistët e lirë.

Sipas Alibeajt, ato para duheshin kthyer që më datën 5 gusht, sipas detyrimit kushtetues dhe ende nuk është zbatuar. Alibeaj ngriti pyetje për zbatimin e ligjit dhe transparencën e institucioneve.

Ai e cilëson si "precedent të rrezikshëm" propozimin e Ministrisë së Financave, duke e parë atë si një ndërhyrje që cënon interesat e biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.

'Vota ime është kundër (për profesionet e lira). Ato para janë të shqiptarëve, janë të biznesit. Ajo që ka prezantuar ministri i Financave është një precedent i rrezikshëm.  Detyrimi për t’ja kthyer ato para ka dalë që më 5 gusht, dhe pyetja duhet të jetë se pse nuk është zbatuar deri më tani.'


Lajmi kryesor:

LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Laboratorët smart, Peleshi: Digjitalizimi, vizion i qartë qeverisë

Laboratorët smart, Peleshi: Digjitalizimi, vizion i qartë qeverisë