Kthimi i pronave, janë 7 mijë
dosje që presin kompensim
Janë 7 mijë dosje të kthimit a kompensimit të pronave, që presin prej vitesh zgjidhje në arkivat e AKKP-së.
TIRANE- Janë 7 mijë dosje të kthimit a kompensimit të pronave, që presin prej vitesh zgjidhje në arkivat e AKKP-së. Sipas ligjit, ato duhej të kishin marrë përgjigje brenda një afati kohor prej tre muajsh nga data e aplikimit
Ka ndryshuar drejtimi në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, por nuk ka lëvizur ende numri i dosjeve të aplikantëve, të cilët prej vitesh presin të zgjidhet problemi i tyre. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është në një kaos të vërtetë, pasi 7 mijë dosjet e qytetarëve që kanë aplikuar për të zgjidhur çështjen e pronës kanë krijuar një mal me dokumenta, ndërsa nuk u është dhënë asnjë zgjidhje. Megjithatë, duket se numri i tyre ka lëvizur me 1 mijë njësi, pasi më parë ishte raportuar shifra 8 mijë dosje. Por, kjo nuk shmang problemin madhore: kërkesat e qytetarëve kanë përfunduar prej vitesh në raftet e plurosura të Agjencisë.
"Situata është mjaft kritike, sepse jemi në një gjendje, ku aplikimet e kryera janë në të njëjtin nivel. Pra, 7 mijë dosje të aplikuara pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ende mbeten në një numër të tillë dhe sot e kësaj dite", thotë Sonila Qato, drejtoreshë e re e AKKP, emëruar nga qeveria Rama.
Ligji e detyron Agjencinë që çdo kërkese për kthim apo kompensim pronash, t'i jape përgjigje brenda tre muajsh nga data e aplikimit.
"Evidentohen që dosjet janë prej vitesh të tëra. Pra, mund të gjejmë dosje të vitit 1995, ashtu sikurse kemi dosje të fundit", thotë Qato.
Drejtoresha Qato thotë se përballë kësaj situate, Qeveria po përgatit një sërë masash që do të nisin me reformimin e të gjithë institucioneve përgjegjëse për pronat. "Së pari, duhet të realizohet me padiskutim një hartë e hedhjes dhe të gjitha vendimeve të kthimit dhe kompensimit të pronave në vite. Ende mungon një hartë dixhitale, ku të mund të pasqyrojë të gjitha llojet e vendimmarrjes bërë nga Agjencia. Sikurse duhet të evidentojmë të gjitha vendimmarrjet që janë bërë të mbivendosura gjatë viteve mbi pronat, të cilat kanë kërkuar për t'u kthyer dhe kompensuar", tha Qato.
Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
41.3%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje, kërkojnë pezullimin e Tik Tok në vend
28 Nëntor, 10:10
-
Kryeministri Rama krah Kurtit në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë! Pjesëmarrës dhe Begaj e Spiropali
28 Nëntor, 10:08
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urim nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta
28 Nëntor, 09:55
-
VIDEO/ ‘Luftë’ në Beograd, tifozët e Crvena sulmojnë gjermanët! Një i plagosur rëndë, në Bologna tre francezë në spital
28 Nëntor, 09:51
-
Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)
28 Nëntor, 09:46
-
VIDEOLAJM/ Dita e Flamurit, Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit
28 Nëntor, 09:43
-
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
28 Nëntor, 09:35
-
Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur
28 Nëntor, 09:34
-
112-vjetori i Pavarësisë, urim nga Policia e Shtetit: 28 Nëntori na gjen krenarë dhe të bindur se duhet më shumë punë dhe shërbim cilësor
28 Nëntor, 09:33
-
Shqipëria 112 vite e pavarur, Blinken: Marrëdhëniet tona të ngushta bazuar mbi vlerat demokratike që ndajmë! BE: Krah jush në çdo hap! Ambasada e SHBA: Festojmë me krenari me ju
28 Nëntor, 09:26
-
A është manipuluese natyra njerëzore?
28 Nëntor, 09:24
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22