Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU:
Hakmarrje e grekëve, MPJ të reagojë

TIRANE - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) reagoi sot në lidhje me kthimin në pikën kufitare të Kakavijës të 150 shqiptarëve. Duke e cilësuar kthimin e tyre pa asnjë arsye të pranueshme, PDIU e dënon këtë akt si “një hakmarrje primitive nga pala greke, e cila nuk ka vend në Evropën e shekullit XXI.”

Sipas PDIU-së, “ky incident tregon në thelb hipokrizinë e shtetarëve grekë, të cilët vetëm pak kohë më parë kishin premtuar se nuk do të kishte më kthim në kufi. Kjo lloj politike bizantine nuk dëmton shqiptarët, por vetë Greqinë, teksa tregon në sytë e të gjithë botës së qytetëruar sjelljen çnjerrëzore të autoriteteve greke.”

Sipas PDIU-së është Ministria e Punëve të Jashtme ajo që duhet të kërkoj sqarime nga pala greke për këto incidente

“Ministria e punëve të Jashtme duhet të bëjë të qartë se Shqipëria nuk do të pranojë më në asnjë rrethanë nëpërkëmbjen e qytetarëve të saj. Nëse nuk do të ekzistoj një zgjidhje institucionale, PDIU do t'i bashkangjitet nismës së Klubit të Patriotëve të Rinj për të bojkotuar çdo produkt grek në tregun shqiptar, nismë që jemi të sigurt se do të gjejë mbështetje masive të bashkëkombasit tanë.”, thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti