Kthimi i ujit bregdetar sipas kritereve
të BE, ekspertët: Duhen 2 mln euro

Kthimi i ujit bregdetar sipas kritereve<br />të BE, ekspertët: Duhen 2 mln euro
2 milion euro investime nevojiten për të kthyer ujërat bregdetarë sipas normave të Bashkimit Evropian. Në këtë përfundim ka mbërritur rrjeti i informimit të bashkimit evropian pas monitorimit që ka bërë gjatë kësaj vere në plazhet e vendit tonë.

Në tryezën e rrumbullakët që është zhvilluar në Durrës me qëllim ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtjen e cilësisë së ujërave detare pjesëmarrësit kanë theksuar se cilësia e ujërave detare është përmirësuar, por ka akoma shumë për të bërë.

Nënkryetari i bashkisë së Durrësit Sami Gjergji është shprehur se në plazhet që menaxhon bashkia e Durrësit situata është përmirësuar ndjeshëm pasi nuk ka më ujëra të zeza që derdhen në det, të cilat shkojnë në impiantin e pastrimit në Shënavlash.

Miriam Angoni, drejtuese e rrjetit të informimit  të BE-së ka deklaruar se ky takim zhvillohet në vijim të fushatës monitoruese që po organizohet në bashkëpunim me specialistët e drejtorive të shëndetit publik në Shkodër, Durrës e Vlorë. Ajo shtoi se duhet më shumë punë për të rritur investimet sidomos në ndërtimin e impianteve të reja të trajtimit të ujërave të ndotur

Sipas vlerësimeve të kryera nevojitet një shumë që shkon mbi 2 milion euro investime për përballimin e situatës  në mënyrë që Shqipëria të përmbushë direktivat e BE-së për mbetjet ujore urbane.

BE ka siguruar një grant prej 110 milion euro për sektorin e ujit nga të cilat më shumë se gjysma shkojnë për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve ujore  përgjatë deteve adriatik e jon.

Takimi është zhvilluar në bashkëpunim me përfaqësues të drejtorive të shëndetit publik, pushtetit vendor, agjencisë kombëtare të bregdetit, shoqatave të mjedisit dhe operatorëve turistikë.

ujrat e detit

ujrat e detit

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron