Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë javë

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Vendi ynë për këtë javë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas Europën Qendrore.

Thënë kjo, masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu të herëpashershme (me ndërprerje) me intensitet të ulët. Por, këto reshje në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore në periudha afatshkurtra do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në këtë mënyrë në momentin e orëve me diell pritet që dhe temperaturat në pjesën më të madhe të ditëve të prekin vlerat 25-27 grad celcius në mesditë (zonat bregdetare dhe ato të ulta) por edhe rënie të menjëhershme të tyre me disa gradë në momentin e reshjeve të shiut (shtrëngatave, rrebesheve).

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse Ukraina do t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse Ukraina do t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi