Dielli iku, kjo fundjavë me shi e shtrëngata', Anira Gjoni për Report Tv: Temperaturat ulen me 2 gradë, i ngrohti kthehet në tetor

Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, vendi është përfshirë ditën e sotme nga rrebeshe të forta shiu dhe shtrëngata në disa qytete.

Por, si pritet që të jetë moti në ditët në vazhdim?

Për këtë ka folur, Specialistja e IGJEUM, Anira Gjoni në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ku u shpreh se në orët në vazhdim do të ketë një rënie të intesistetit të reshjeve. Gjoni theksoi se reshjet e shiut pritet që të na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës.

“Për pjesë e dytë të mbetur të ditës së sotme dhe për nesër, në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan të kemi reshje mesatare dhe shkojnë deri në intensive shoqëruar këto me shtrëngata, në pjesën tjetër të qarqeve presim që të kemi reshje mesatare. Fundjava do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatës, por do të shkojë në rënie intensiteti i tyre deri të dielën”, tha ajo.

Sa i përket temperaturave, Gjoni bëri me dije se si do të jenë ato në zonat bregdetare, malore dhe në zonat e ulëta, ndërsa tha se do të ketë një rënie me 2 gradë.

“Jo presim që të kemi një rënie prej dy gradë për nesër dhe të dielën, ku temperatura minimale nesër në bregdet do jenë 17 dhe maksimalja 19, në zonat e ulëta minimalja do të zbres në 16 dhe maksimalja 19, në zonat malore minimalja do të jetë 11 gradë dhe maksimalja do të shkojë në 15 gradë. Për të dielën kemi një rënie prej dy gradë nën këto vlera, dita e hënë do të ketë një rritje prej 2 ose 3 gradë, java e ardhshme pritet të kemi temperatura të freskëta, por të shoqëruara edhe me reshje shiu”, tha ajo.

Lidhur me rrebeshet e shiut që përfshinë qarkun e Vlorës, kryesisht qytetin e Sarandës, Gjoni tha se rreziku më i madh tashmë ka kaluar.

“Në qarkun e Vlorë ka pasur reshje mesatare dhe ka pasur problematika pasi është shoqëruar me shtrëngata por rreziku më i lartë ka kaluar gjatë mëngjesit të sotëm, presim një rënie për intensitetin e reshjeve në këtë qark”, tha ajo.

E pyetur se si parashikohet që të jetë moti në muajin tetor, Gjoni tha se tetori do të ketë temperatura të ngrohta.

“Java e fundit e shtatorit do të jetë e thatë pa reshje dhe me temperatura disi më të ngrohta. Edhe për javën e parë të tetorit presim mot të kthehët dhe me temperatura të ngrohta”, tha ajo.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)