3 të rinj janë vënë në pranga pasi kishin përshtatur lokalin që administronin së bashku për organizimin e veprimtarive të lojërave të fatit, ndërsa 7 të tjerë klientë në lokal janë vënë nën hetim pasi u kapën duke luajtur poker
Tre të rinjtë administrues të lokalit në bashkëpunim kanë përshtatur ambientin e lokalit të tyre për të organizuar veprimtari të lojërave të fatit, për këtë arsye janë vënë në pranga nga policia Tiranë Arlind Çali 32 vjeç, Xhuljo Mija 28 vjeç, dhe Erisild Demçellari 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga të arrestuarit, në Komunën e Parisit, policia ka kapur në flagrancë duke luajtur poker me çipsa disa persona, frekuentues të lokalit ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.
Për këtë arsye 7 personat klientë në lokal do të hetohen në gjendje të lirë, përkatësisht K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç.
Nën cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
59.2%
-
E gabuar
33.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 4813
Lajme të tjera
-
Ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
14 Maj, 12:43
-
Kanabis, vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 4 persona në Tiranë! Një 37-vjeçare në kërkim të të birit të zhdukur
9 Maj, 09:54
-
Do të fuste kapsolla në stadium me furgonin e tifozëve të Kukësit, vihet nën hetim shoferi në Tiranë
7 Maj, 13:43
-
Shiste kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 49-vjeçari
7 Maj, 10:32
-
Ushtroi dhunë ndaj motrës, vihet në pranga 27-vjecari në Tiranë
4 Maj, 11:07
-
VIDEO/ Bënin namin duke vjedhur në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari, në hetim dy të mitur! Pamjet teksa futen në biznese
29 Prill, 11:20
-
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale
28 Prill, 10:39
-
Lidhi në derën e makinës dhe tërhoqi kecin gjatë ecjes, vihet nën hetim 58-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
24 Prill, 10:52
-
Dhunë, aksidente dhe drogë! Vihen në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një 43-vjeçar i shpallur në kërkim
20 Prill, 15:23
-
VIDEO/ Kapërcente muret për të kryer vjedhje në banesa dhe automjete, vihet në pranga 25-vjeçari në Tiranë (EMRI)
18 Prill, 09:57
-
VIDEO/ 'Formula 1' në rrugën e Mulletit, policia ndalon dhe gjobit 11 drejtues automjetesh
16 Prill, 17:24
-
Vendi i ‘kumarxhinjve të etur’ miraton ndërtimin e kazinosë së parë, Japonia lë pas ‘frikën’ e varësisë ndaj lojërave të fatit
14 Prill, 14:57