Kuçi: Daçiç, s'ka nevojë të vijë
në Kosovë për zgjedhje
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë në kohën e fushatës zgjedhore janë të panevojshme.
PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë në kohën e fushatës zgjedhore janë të panevojshme.
Kuçi ka thënë se vendimin që ka marrë në emër të Qeverisë së Kosovës, për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve të lartë serbë, mund ta shfuqizojë vetëm shefi i tij, Hashim Thaçi.
Duke e komentuar deklaratën e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, se ky vendim nuk ka qenë i mirë, Kuçi ka thënë se i respektojnë qëndrimet e zyrtarëve të BE-së, por vendimi është i shtetit sovran të Kosovës.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kuçi ka treguar se serbët mund të ftohen për zgjedhje edhe nga Beogradi.
“Do të jemi të gatshëm të lejojmë për vizitë ndonjë zyrtar serb që mund t’i ftojë serbët të dalin në zgjedhje, por kryeministri i Serbisë dhe zyrtarët e lartë nuk besoj se kanë nevojë të vijnë në Kosovë dhe t’i ftojnë serbët për zgjedhje”, ka thënë Kuçi.
“Ata mund t’i ftojnë serbët për pjesëmarrje në zgjedhje edhe nga Beogradi. Nëse qëllimi i tyre është ta mbështesin një parti, ata duhet ta bëjnë këtë në Serbi, e jo në Kosovë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, para dy ditësh zyrtaret qeveritar kanë dhënë deklarata kontradiktore sa i përket vendimit për ndalimin e vizitave të zyertarëve serbe në kohë të fushatës zgjedhore.
Kështu, Këshilltari i Kryeministrit Thaçi, Bekim Çollaku ka deklaruar se nuk ka kurrfarë vendimi për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serb.
“Ka pasur një keqkuptim. Nuk ka pasur ndalesë për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë. Ka pasur vetëm një Jo për vizitën e Dacicit. Kjo është e tëra”, ka thënë Çollaku.
Pas kësaj, ka reaguar Serbia e cila ka ndërprerë bisedimet që po zhvillohen në Bruksel me arsyetimin se kjo është shkelje e marrëveshjeve të arritura me Prishtinën.
Por, duket se ky problem do të tejkalohet të hënën, kur Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takoheni përsëri në Bruksel me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, informon gazeta express.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36