Kuçi në dosjet e EULEX

Kuçi në dosjet e EULEX
Përveç ish ministrave, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në këtë dosje figuron edhe emri i zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçit, shkruan Zëri.
Të përfshirë në dosjen e ish-sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajt.Tolaj janë ish ministri Bujar Bukoshi si dhe emri i ish-ministrit të Kulturës, që tashmë mban pozitën e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Financave, Astrit Haraqija.

Haraqija, që konsiderohet si mik i ngushtë i Ilir Tolajt, i cili ka më shumë se katër muaj që gjendet në paraburgim si i dyshuar për korrupsion, e ka vizituar Tolajn gjatë qëndrimit në burg dhe kjo vizitë duket se do t’i kushtojë shtrenjtë, shkruan Zëri.

“Tolaj ka më shumë se katër muaj që gjendet në paraburgim. Dhe në kuadër të hetimeve ai ka qenë duke u hetuar edhe për lidhjet dhe parregullsitë që ai ka mundur t’i bëjë bashkë me Ministrinë e Financave dhe mu në atë kohë atë e viziton zv/ ministri Astrit Haraqija. Dyshimet ndërlidhen me atë se Haraqija ka shkuar të shohë se çfarë mund të bëjë në këtë drejtim. E kjo vizitë e Haraqisë është mundësuar pas intervenimit që ka bërë në burgje ministri Hajredin Kuçi”, thotë një zyrtar i afërt me rastin, në kusht anonimiteti.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni