Kuçi, Zhbogar, Lunaçek: Kosova duhet të përshpejtojë drejt integrimeve

Kuçi, Zhbogar, Lunaçek: Kosova duhet të përshpejtojë drejt integrimeve
Zëvendës Kryeministri Hajredin Kuçi, gjatë një takimi të zhvilluar me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka kërkuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të përshpejtohet. 
Duke folur edhe për Kodin Penal, Kuçi ka theksuar se qëndron prapa asaj që nenet 37 dhe 38 të këtij kodi, duhet të hiqen. 
Kuçi dhe Zbogar kanë biseduar edhe për çështjen e dialogut dhe për sundimin e ligjit si dhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, me ç`rast është thënë se këto zhvillime duhet të shkojnë në drejtim të integrimeve evropiane. 

Ndërkaq, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë se Kosova shumë shpejt do të merr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Këto deklarime Lunaçek i ka bërë përmes një video mesazhi drejtuar studentëve të një universiteti privat. Ajo tha se Parlamenti Evropian është i përkushtuar që t`i afrojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë sa më afër BE-së. 
Një angazhim i vazhdueshëm mbetet marrja e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, të cilin Brukseli ia ka premtuar Kosovës se do t`ia dorëzoj gjatë pranverës së këtij viti. Sipas saj qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të kenë mundësi të lëvizjes së lirë pasi siq tha ajo kjo është e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në. 
Në anën tjetër, edhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, ka kërkuar vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij, tani i mbetet Qeverisë të vendosë se si do ta procedojë më tutje procesin dialogues. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni